STRASBURG - Papa mbërriti sot në Strasburg për një vizitë të shkurtër në Parlamentin Evropian, më pas në Këshillin e Evropës.
Papa Françesku do të mbajë një fjalim para secilit institucion gjatë kësaj vizite prej katër orësh, më e shkurtra e një pape jashtë vendit.
Papa zbirit nga avioni i veshur me një mantel të bardhë, para se të asistonte para një ceremonie të shkurtër.
Vizita, gjatë së cilës ai do t'i kërkojë Evropës të japë shtysa të reja përballë krizës dhe rritjes së nacionalizmave, nuk parashikon asnjë dalje në publik, duke zhgnjyer disi besimtarët e zonës.
Këto të fundit megjithatë mund të ndjekin vizitën e papës në dy ekrane gjigante të vendosur brenda katedrales së Strasburgut. Një hapsirë sigurie është sajuar para Këshillit të Evropës, nga ku rreth 2 500 persona mund të shohin vizitën papaën./ATSH/