/ATSH-ANSA/ - Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, francezi Thomas Piketty, autor i librit bestseller "Kapitali në shekullin XXI" refuzoi marrjen e çmimit Legjioni i Nderit, një prej më të vlerësuarit në botë, që jepet nga qeveria franceze.

"Sapo mora vesh lajmin se më kanë propozuar për marrjen e Legjinit të Nderit", deklaroi Piketty.
"Unë e refuzoj këtë çmim pasi mendoj se nuk është në rolin e qeverisë franceze të vendosë se kë duhet të nderojë", theksoi ekonomisti i njohur, deklaratë që ka ngjallur debat të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

"Qeveria do të bënte mirë të merrej me rigjallërimin ekonomik në Francë dhe Evropë", përfundon Piketty