TIRANE – Tre anëtarë të një familjeje shqiptare janë arrestuar nga policia franceze pasi po transportonin rreth 11.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë. Dogana franceze gjatë një kontrolli rutinë në portin e Marseillës ka arrestuar antarët e kësaj familje përfshirë të emën dhe djalin 32-vjeçar. Sipas mediave franceze, të arrestuarit janë cilësuar si pjesë e grupit famëkeq “French Connection”.
Familja shqiptare është arrestuar në kufirin e autostradës A56 teksa transportonin drogën me dy makina.
Sipas mediave franceze, droga ishte ngarkuar në Spanjë dhe kishte destinacion përfundimtar qytetin Marseille dhe Aix en Province në Francë. Nga ana tjetër, vetë të arrestuarit deklarojnë se droga ishte e destinuar për në shtetin italian.
Një vit më parë, një pjestar i kësaj familje u arrestua nga policia franceze pasi në në bordin e makinës ju gjenden 600.000 mijë euro që kishte fituar nga shitja e drogës. Për momentin ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të arrestuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com