Rrëzimi i qeverisë në Francë, Macron: Nuk jap dorëheqjen! E djathta dhe e majta ekstreme, një front kundër republikës! Ditët në vijim, kryeministri i ri

Emmanuel Macron, 05 nëntor 2024

FRANCË - Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua kombit mbrëmjen e kësaj të enjteje, pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier një ditë më parë (04 nëntor 2024) në një mocion mosbesimi, që mori 331 vota nga deputetët në Asamblenë Kombëtare.

Fillimisht Macron falenderoi Barnier për punën e tij si kryeministër gjatë 3 muajve në qeverisje, duke shtuar se ndjen keqardhje që ekzekutivi u shkarkua nga detyra  “pavarësisht nga lëshimet” e bëra për opozitën.

Për më tepër, presidenti francez tha se duke votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë“e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front" kundër interesave të vendit.

Teksa njoftoi se në ditët në vijim do të shpallë emrin e kryeministrit të ri, presidenti francez theksoi se nuk do të japë dorëheqjen e kërkuar për të disatën herë nga opozita dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.

“Mandati që më besuat në mënyrë demokratike është një mandat pesëvjeçar dhe do ta ushtroj plotësisht deri në fund”,- u shpreh kreu i shtetit francez.

Më herët, në një njoftim të pallatit Elize, u bë e ditur se kryeministri francez, Michel Barnier, “dorëzoi sot dorëheqjen e qeverisë së tij te Presidenti i Republikës” Emmanuel Macron, “i cili e pranoi atë”. Po ashtu, në deklaratë sqarohej se Barnier, i cili kaloi më shumë se një orë me presidentin, “siguron, së bashku me anëtarët e qeverisë, menaxhimin e çështjeve të përditshme deri në emërimin e një qeverie të re”.

Ndërkohë, Franca është përfshirë nga një valë protestash dhe grevash, që janë shenjë e pakënaqësisë sociale.

Punonjësit e administratës publike kanë shpallur një ditë veprimi dhe sindikatat kanë shpallur një grevë të përgjithshme, duke kërcënuar hapjen e një fronti social. Pakënaqësia ndaj masave qeveritare po rritet, me një përplasje të re pas protestave të hekurudhave dhe fermerëve, këta të fundit edhe në lidhje me marrëveshjen Mercosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Macron: Qeveria e "interesit të përgjithshëm" do të jetë e ardhmja! Ligji i posaçëm i buxhetit deri në mes të dhjetorit

1733429801_4262.jpg

Emmanuel Macron dëshiron një "qeveri të interesit të përgjithshëm". Këtë e deklaroi presidenti gjatë fjalimit të tij para kombit.

"Unë do t'i jap udhëzime kryeministrit për të formuar një qeveri të interesit të përgjithshëm. Ai do të duhet të kryejë konsultimet e tij dhe të formojë një qeveri kompakte në shërbimin tuaj", e cila do të jetë e përbërë nga të gjitha forcat politike.

Pas refuzimit të ligjit të buxhetit për sigurimet shoqërore dhe censurës së qeverisë së Michel Barnier, Emmanuel Macron premton "një ligj të veçantë" që do të depozitohet në Parlament "para mesit të dhjetorit". Presidenti francez shprehet se “prioriteti” i kryeministrit të ri “do të jetë buxheti, pasi diskutimet në Parlament u ndërprenë me mocionin e mosbesimit”.

“Ligji i posaçëm” do të jetë një ligj “i përkohshëm” i cili “do të lejojë, siç parashikon Kushtetuta, vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe të jetës në vend. Do të zbatojë zgjedhjet e bëra në vitin 2024 deri në vitin 2025”.

Ora 20:21
Presidenti Macron përjashton mundësinë e dorëheqjes së tij para përfundimit të mandatit! Ditët e ardhshme emri i kryeministrit të ri të Francës

1733426725_4KFNGM7AFP2024120336P77GW.jpg

“Mandati që më besuat në mënyrë demokratike është një mandat pesëvjeçar dhe do ta ushtroj plotësisht deri në fund”, theksoi presidenti Emmanuel Macron

“Përgjegjësia ime kërkon sigurimin e vazhdimësisë së shtetit, funksionimin e duhur të institucioneve tona, pavarësinë e vendit tonë dhe mbrojtjen e të gjithëve”, saktëson ai, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e tij janë shumëfishuar që prej votimit të mosbesimit qeveria Barnier.

Ndërsa Elysée siguroi se presidenti nuk do të shpallte emrin e kryeministrit të tij të ri këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes, zoti Macron njoftoi se do ta emëronte atë "në ditët në vijim".

"Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm që përfaqëson të gjitha forcat politike të një harku qeveritar që mund të marrë pjesë në të ose, së paku, që merr përsipër të mos censurojë atë," tha ai.

Ora 20:17
Rrëzimi i qeverisë në Francë, Macron: E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front kundër republikës

1733426472_20241128T125035Z1777867158RC.jpg

Duke votuar për mocionin e mosbesimit që solli rrëzimin e qeverisë së Michel Barnier, sipas presidentit Emmanuel Macron, “e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front" kundër interesave të vendit.

"E di që disa njerëz janë të tunduar të më fajësojnë mua për këtë situatë. Është shumë më komode”,-tha Macron.

"Ata mendojnë vetëm për një gjë: zgjedhjet presidenciale",- shtoi ai.

Ora 20:12
Presidenti Macron i drejtohet kombit, falenderon Barnier për punën e tij si kryeministër

1733426205_349810d1733425583188190591.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron iiu drejtua kombit mbrëmjen e kësaj të enjteje pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier në një mocion mosbesimi, që mori 331 vota nga deputetët në Asamblenë Kombëtare. 

“Dua të falënderoj Michel Barnier këtu”, nis kreu i shtetit, “për punën që ka bërë për vendin tonë, për përkushtimin dhe ashpërsinë e tij”, duke pasur parasysh se qeveria e tij e ka treguar veten “në kulmin e momentit. .”

“Është përgjegjësia ime” , pranoi Emmanuel Macron, ndërsa pohoi se situata në fund të zgjedhjeve legjislative kërkon “  një organizim të ri politik”. 

Presidenti shprehu keqardhje që Michel Barnier ishte u "rrëzua" “pavarësisht nga lëshimet” e bëra nga qeveria e tij.

Ora 19:57
Francë/ Media: Emri i kryeministrit të ardhshëm nuk do të shpallet këtë mbrëmje! Sondazhi: 46% e francezëve e konsiderojnë Macron përgjegjës për krizën politike në vend

1733425197_gettyimages2186767462.jpg

Emmanuel Macron

Emri i kryeministrit të ardhshëm nuk do të shpallet këtë mbrëmje nga presidenti Emmanuel Macron, konfirmojnë burime të afërta me presidentin për Agjencinë e Lajmeve AFP.

Nga ana tjetër, presidenti francez vazhdon të perceptohet nga opinioni publik si fajtori kryesor për ngërçin politik aktual në vend, sipas një sondazhi të realizuar nga Odoxa-Backbone Consulting për Le Figaro.

Pothuajse gjysma e vendit e konsideron atë përgjegjës për pasigurinë aktuale politike, shumë më tepër se RN (11%) dhe Fronti i Ri Popullor (10%), të cilët gjithsesi votuan për propozimin e censurës.

Sipas të njëjtit sondazh, 59% e francezëve, ose 6 nga 10, besojnë se Macron duhet të japë dorëheqjen. Sa i përket pasardhësit në Matignon, 59% e francezëve janë të favorizuar ndaj një personaliteti jashtë kontekstit politik, 39% ndaj dikujt nga e majta e moderuar, dhe 36% ndaj një përfaqësuesi të Rassemblement National.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)