Kinemateka prestigjioze Cinémathèque Française në Paris ka mbyllur përkohësisht 4 kinematë e saj për shkak të çimkave. Cinémathèque, një arkiv filmi dhe kinemaje me famë ndërkombëtare, tha në një deklaratë se do të mbyllë katër sallat e saj të shfaqjes për një muaj duke filluar nga e premtja.
Kinemaja tha se mbyllja e përkohshme, e cila vjen pas raportimeve për çimka, duhet t'u garantojë shikuesve një mjedis krejtësisht të sigurt dhe të rehatshëm.
Në fillim të nëntorit, disa persona në audiencë u ankuan te gazetarët francezë se i kishin pickuar nga çimkat, pas një masterklasi me yllin e nominuar për çmimin Oscar, Sigourney Weaver, e njohur për rolet e saj në filma përfshirë “Alien” dhe “Avatar”.
Zona të tjera të ndërtesës do të mbeten të hapura, përfshirë një ekspozitë aktuale rreth aktorit dhe regjisorit amerikan Orson ëelles.
Komente








