Francë/ Qytetarët protestojnë ndaj emërimit të kryeministrit të ri
Qytetarët francezë në protestë
Paris-Mijëra qytetarë francezë protestuan ditën e sotme (7 shtator) kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron për të emëruar si kryeministër të ri politikanin e qendrës së djathtë Michel Barnier.
Partitë e së majtës e kanë akuzuar presidentin francez për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare.
Macron emëroi të enjten e 5 shtatorit 73-vjeçarin Barnier, një konservator dhe ish negociator i BE-së për Brexit-in, si kryeministërin e ri të Francës, pas dy muajsh kaosi politik që pasuan zgjedhjet e parakohshme që zgjodhën një parlament të ndarë në tre blloqe.
Në intervistën e tij të parë si kryeminsitër, më 6 shtator, Barnier u shpreh se qeveria e tij, e cila nuk ka një shumicë të qartë, do të përfshijë konservatorë, anëtarë të kampit të Presidentit Macron dhe se shpresonte edhe për disa përfaqësues nga e majta.
Blloku i majtë, drejtuar nga partia e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI) e ka akuzuar Macron se ka vjedhur zgjedhjet pasi refuzoi të emëronte si kryeminstër një kandidat nga Fronti i Ri Popullor, kaolicion që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut.
Sipas një anketimi të të kryer nga Elabe, të publikuar të premten, 74 përqind e francezëve mendonin se Macron nuk e kishte përfilluar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa 55 përqind besonin se ai i kishte vjedhur ato.
Duke reaguar për të kryeministrin e ri, udhëheqësit e partive të majta dhe sindikatat bënë thirrje për protesta masive të shtunën, përpara një aksioni të ri, që mund të përshijë edhe mbajtjen e një greve më 1 tetor.
Partia Franca e Papërkulur tha se në gjithë vendin do të mbaheshin rreth 130 protesta.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.5%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 3284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Emmanuel Macron emëron kryeministrin e ri të Francës
5 Shtator, 14:53
-
Francë/ I dënuari shqiptar bën për spital 3 gardianë të Burgut të Bordosë, kërcënon me vdekje dhe shefin! Njërin e çau me xham, 17 qepje, kërkohet shtrimi në Psikiatri
4 Shtator, 08:35
-
Francë/ Macron kërkon këshilla nga Hollande dhe Sarkozy për krizën qeveritare
2 Shtator, 08:38
-
Çfarë i sjellin Serbisë avionët francezë 'Rafale'?
1 Shtator, 10:03
-
Marrëveshje me Vuçiçin për avionët, media franceze nuk kursen Macronin: Po armatos një autokrat dhe filorus
31 Gusht, 18:41
-
Mero Baze: 'Leksioni francez', për ata që duan të komandojnë Perëndimin nga Prishtina
30 Gusht, 19:59
-
Reagime pas akuzave të Francës ndaj Ceos-s së ‘Telegramit’
30 Gusht, 16:53
-
‘Dua që babi të kthehet, s’mund të fle pa të!’, Franca dëbon për herë të dytë 41-vjeçarin shqiptar, indinjohen shoqata dhe komuniteti! Historia dhe kalvari
30 Gusht, 08:37
-
Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës
29 Gusht, 22:18
-
Serbia marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë ‘Rafale’! Macron në Beograd: Vendi juaj në BE
29 Gusht, 20:45
-
Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen
29 Gusht, 13:07
-
Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca
28 Gusht, 22:56