FRANCË - E përjavshmja franceze 'Closer', ka publikuar ditën e sotme disa foto ekskluzive që konfirmojnë zërat mbi një marrëdhënie sekrete mes Presidentit francez 59 –vjeçarit, François Hollande dhe aktores 41-vjeçare Julie Gayet, e cila e ka filluar karrierën e saj si aktore, në vitin 1992.
'Closer' referon se lidhja e tyre daton nga fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit. Gjatë takimeve të tij me aktoren Gayet, kreu i shtetit shoqërohet vetëm nga një truprojë e tij, i cili është në dijeni të kësaj lidhje.
Në foto e revistës Closer shihet se si, presidenti 59- vjeçar shkon në një apartament jo shumë larg pallatit Elysee. Ata mbërrijnë në apartament të ndarë.
Hollandë, me një helmetë në kokë, mbërrin me një motoçikletë, që drejtohet nga shoferi i tij. Të nesërmen në mëngjes në apartament shkon edhe shoferi i tij, që u dërgon kruasantë.
Hollandë jeton me partneren e tij, Valerie Trierweiler, një gazetare. Ai është ndarë nga politikania socialiste, Segolene Royal, nëna e katër fëmijëve të tij.
Pak kohë më parë, vetë Presidenti Hollande, për shkrimet e shumta në shtypin rozë, përsa i përket kësaj lidhje, ishte shprehur pakënaqësinë e tij, përsa i përket ndërhyrjes në jetën private, duke nënvizuar se do e ndiqte rastin edhe në rrugë gjyqësore.
Aktualisht, Hollande është i fejuar dhe bashkëjeton me gazetaren, Valerie Trierweiler, edhe pse aktualisht janë parë jetojnë të veçuar.
Nga ana e tij Presidenti francez Fransua Hollande po mendon të hedhë në gjyq revistën. Hollande tha për AFP se shkrimi ishte një shkelje e privatësisë.
PRESIDENTI HOLLANDE: DO TË HEDH NË GJYQ GAZETËN
Presidenti francez Francois Hollande, për agjencinë franceze AFP, është shprehur se do të hedhë në gjyq revistën, që deklaroi dhe publikoi fotot se ai ka një marrëdhënie me aktoren Julie Gayet.

(Në foto: Faqja e parë e revistës Clores që ka publikuar lajmin)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com