Francë, sekuestrohen 370 kg
kokainë në fabrikën e 'Coca-Cola'

Francë, sekuestrohen 370 kg<br />kokainë në fabrikën e 'Coca-Cola'
Punonjësit në një fabrikë të Coca-Cola-s në jug të Francës hapën një dërgesë me lëng portokalli, por në vend të saj gjetën ngarkesë të madhe kokainë.
 
Sasia e kokaines së zbuluar nga punëtorët e fabrikës kap vlerën e rreth 50 milionë euro .
 
Droga, e fshehur në disa çanta mes një ngarkese me koncentrat lëngu portokalli, mbërriti në një konteiner nga Amerika e Jugut. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim në Sinj, një fshat në jug të Francës. 

Sekuestrimi i 370 kilogramëve kokainë e bën atë një nga konfiskimet më të mëdha në territorin francez.
 
Punonjësit e impiantit të Coca-Cola nuk janë përfshirë në hetimin e autoriteteve, të cilat po përpiqen të gjejnë origjinën e drogës.
 
 Të dhënat paraprake të hetimit kanë treguar se punonjësit nuk janë të përfshirë.

Në prill të vitit 2015, oficerët francezë të doganave arrestuan dy persona që po përpiqeshin të trafikonin me një jaht 250 kg kokainë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave