/ATSH-AFP/ - Shërbimet antiterrorizëm franceze kapën sot një grup që dërgonte drejt Sirisë persona për xhihad, duke proceduar në disa dhjetëra hetime, kryesisht në rajonin e Tuluzës, në Normandi dhe në rajonin parizian, sipas burimeve policore.
Objektivat e shënjestruara ishin mes 10 dhe 15, në përfundim hetimeve që zgjatën disa muaj me iniciativë të forcave antiterroriste, që filluan këtë operacion pas sinjalizimeve të shërbimeve të inteligjencës për një grup që rekrutonte kandidatë për xhihad në Siri, sipas të njëtjave burime.
Numri dhe profili i personave të arestuar ende nuk është bërë publik.
Franca, gjatë vitit 2014 përballet me një rritje të madhe të numrit të kandidatëve për xhihad për në Siri dhe Irak, me rrezikun që këta të fundit të kthehen për të kryer veprime terroriste në territorin francez.
Numri i kandidatëve për xhihad në Siri është rritur me më shumë se 80 për qind që prej fillimit të janarit, sipas deklaratave të fundit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve.
Sipas të dhënave të fundit, në fund të shtatorit, rreth 3 000 persona janë larguar nga Evropa për t'iu bashkaur luftëtarëve në Siri dhe Irak, një shifër që vazhdon të jetë në rritje edhe muajt e fundit, sipas koordinatorit evropian të luftës kundër terrorizmit.
/Shqiptarja.com