FRANCE - Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit në Francë ka kërkuar nisjen e një kontrolli të menjëhershëm mbi pikat e shitjes në vend pas skandalit, se mishi i zbuluar në disa produkte ishte kali në 16 vende të Evropës. Ministri francez Guillaume Garot tha se ai donte të sigurohej se të gjitha produktet e diskutueshme janë hequr nga frigoriferët e supermarketeve.
Shtatë rrjete të supermarketeve franceze kanë tërhequr ushqime mishi të ngrira pas testimeve në Britani, që treguan se në vend të mishit të pastër të viçit ato përmbanin mish kali.
Supermarketet kryesore Auchan, Casino, Carrefour, Cora, Monoprix dhe Picard i kanë tërhequr të gjitha lazanjet dhe ushqimet tjera që përmbajnë mish nga furnizuesi Findus dhe Spanghero.
Spanghero, një kompani me seli në qytetin verilindor të Metzit furnizon ushqime të gatshme për Findus-in dhe Comigel si dhe për versionet e supermarketeve të markës së vet.
Nga hetimet e fundit u zbulua se ushqimet, që shiten në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar me etiketat e Findus janë me mish kali. Skandali ka ngritur pyetje lidhur me kompleksitetin e rrjeteve të industrisë ushqimore të furnizimit në të gjithë Bashkimin Evropian.
Analizat treguan se disa prej paketave me lazanjë të ngrirë, kishin 60 deri në 100 për qind mish kali. Ndërkohë në Rumani po hetohet mbi një thertore mishi për shkak të këtij skandali.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com