/ATSH-AFP/ - Presidentët francez dhe rus, François Hollande dhe Vladimir Putin do të bisedojnë për Ukrainën gjatë takimit më 24 prill në Armeni me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen, bëri të ditur sot rrethi i presidentit francez.
"Dy drejtuesit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit të krizës ukrainase", sipas të njëjtit burim.
Ky takim do të zhvillohet ndërkohë që vendimi i Francës për të ndërprerë në vjeshtë livrimin e luftanijeve "Mistral" në Rusi mbetet një pengesë mes Parisit dhe Moskës./
/Shqiptarja.com