/ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls, bëri sot thirrje për vigjilencë, unitet dhe bashkim pas tre sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Francë tre ditët e fundit.
Të shtunën një burr sulmoi disa policë me thikë duke thërritur "Allah Akbar" ("Zoti është më i madhi"), në Zhu-Le-Tur (qendër-perëndim) para se të vritej nga forcat e rendit. Tre policë u plagosën.

Një ditë më vonë, një drejtues automjeti, me probleme mendore, është nisur me shumë shpejtësi në drejtim të kalimtarëve, në Dijon duke thërritur "Allahu Akbar" (Zoti është i madh) dhe duke shkaktuar 11 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Dje në mbrëmje, një individ tjetër u nis me shpejtësi kundër disa kalimtarëve në një treg të Krishtlindjeve në Nantë (perëndim), duke shkaktuar 11 të plagosur. Ky person goditi disa herë veten me thikë para se të arrestohej.

Pas këtyre tre sulmeve, frika ka pushtuar vendin. "Frikëgjatë Krishtlindjeve" titullon e përditshmja popullore "Le Parisien" ndërsa gazeta "Le Figaro", më afër opozitës së djathtë, akuzon qeverinë se "nuk ka marrë masat ndaj islamit radikal në Francë".