PARIS, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Politologu francez, Maurice Duverger, specialist i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-deputet i Parlamentit Evropian, vdiq në moshën 97-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Personalitet i shkencës politike franceze, ky jurist i pasionuar pas analizës dhe komenteve, është autor i rreth 30 veprave.
Ish-profesor i Universitetit të Sorbonës, ai ishte edhe drejtor i sutdimeve dhe kërkimeve në Fondacionin Kombëtar francez të Shkencave Politike.
Duverger ka qenë edhe kronist i gazetës së njohur franceze "Le Monde", duke filluar që nga viti 1946, si edhe bashkëpunëtor në revista si "Express" (1954-65), pastaj "Nouvel Observateur", si edhe editorialist i gazetave italiane dhe spanjolle "Corriere della Sera" dhe "El Pais".
Vepra e tij është përkthyer në rreth 20 gjuhë.
Më të përmendurat janë "Les Régimes politiques" (1965) dhe "La Cohabitation des Français" (1987)./ a.jor.