Jo si të kalosh një deve nëpër vrimën e gjilpërës, por, natyrisht, me Brexitin e ardhshëm, qafa e rrugës në Calais në Francë dhe Folkestone në Britaninë e Madhe po zvogëlohet.
Të martën, në anën franceze të Kanalit të La Manshit u krye një provë me kamionë mallrash që iu nënshtruan kontrolleve doganore dhe kufitare ashtu sikur do të ndodhe kur të hyjë në fuqi Brexit.
"Do të ketë shumë pritje, shumë kontrolle nga të dy palët, mijëra kamionë, radhë - thotë Steven Meurin, shofer kamioni - dhe tani, ekziston një pasiguri e madhe sepse nuk e dimë se kur do të ndodhë".
Drejtuesit e kamionëve duhet të kenë një deklaratë të vlefshme doganore dhe një seri dokumentesh të tjera të para-regjistruar dhe skanuar nga një operator i Eurotunnel-it.
Në të njëjtën kohë, do të bëhen kontrolle të sigurisë ose imigracionit, të cilat janë të detyrueshme. Pastaj, sipas gjykimit, mund të organizohet një kontroll i mallrave. Kapaciteti i përpunimit do të jetë rreth 5,000 kamionë në ditë.
"Autoritetet doganore franceze janë duke u përgatitur për gati dy vjet për të ashtuquajturin kufiri dixhital, diçka komplekse, por që më në fund funksionoi sot"- tha Eric Meunier, drejtor ndër-rajonal i doganave në rajonin e Hauts de France.
Pas testeve në shkallë të gjerë, dogana franceze e Eurotunelit deklaroi se ata ishin "të sigurt" në aftësinë e tyre për të menaxhuar rrjedhën e trafikut midis Francës dhe Britanisë së Madhe përmes La Manshit në rastin e Brexit. Të paktëm në letër, nuk do të ketë qark të shkurtër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
‘Rusia është kërcënim për Europën’ - Medvedev pas fjalimit të Macron: Ai do të zhduket përgjithmonë
6 Mars, 14:34
-
Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024! Franca vendi më i pëlqyer
6 Mars, 13:57
-
Dënim shembullor për Fonsecan në Francë, 9 muaj pezullim! S’qëndron në stol deri më 30 nëntor (VIDEO)
6 Mars, 12:17
-
SHBA ndërpreu shkëmbimin e informacionit sekret me Ukrainën, ofrohet Franca! Moska: Macron si Hitleri e Napoleoni, nëse BE dërgon trupat, NATO futet në luftë
6 Mars, 11:11
-
Macron u ofron aleatëve mburojën bërthamore: Çmenduri të mbetemi spektatorë përballë kësaj bote të mbushur me rreziqe
6 Mars, 08:04
-
Macron: Jemi në një epokë të re, duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen, kërcënimi rus i prek të gjithë
5 Mars, 20:51
-
Kthesë e papritur, Le Pen i kundërvihet Trumpit
4 Mars, 21:11
-
Kërcim me shkop/ Armand Duplantis thyen për herë të 11-të rekordin botëror (VIDEO)
2 Mars, 09:35
-
Edhe Franca negocion me Kievin për mineralet e rralla
27 Shkurt, 22:48