Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka bërë publike listën me 25 emrat e ftuar për Botërorin 2022. Në 20 nëntor merr jetë kompeticioni më i rëndësishëm në futboll për ekipet kombëtare, me "Gjelat" që kanë disa mungesa. Në mesin e fushës spikat mungesa e emrave si Kante apo Pogba, ndërsa sulmi është i një niveli të lartë.
Camaviga, Konate, Kounde, Saliba, Upamecano, dhe Nkunku do të jenë debutuesit e ekipit të Francës në këtë event. Spikat dhe rikthimi i bujshëm i fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema, i cili mungoi në Rusi 2018. Në grupin D të Botërorit, Franca ka kundërshtar Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë. Ndeshja e parë për Blutë do jetë në 22 nëntor në orën 20:00 kundër Australisë.
Lista: