Françesk Radi rëndë për jetën
pëson hemorragji cerebrale

Françesk Radi rëndë për jetën<br />pëson hemorragji cerebrale
TIRANE-Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pasi është goditur nga një hemoragji cerebrale.

Burime konfirmojnë për Shqiptarja.com se Françesk Radi ndodhet në reanimacionin e Urgjencës ku është shtruar me urgjencë sot herët në mëngjes.

Të njëjtat burime pohojnë se Radi, 67 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale. Sipas mjekeve gjendja është kritike, dhe për këtë shkak është e pamundur të transportohet jashtë.

Bashkëshortja e tij, Tefta Radi ndodhet pranë tij në këto momente të vështira dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit. Sipas saj, gjendja e Franceskut është tepër kritike dhe një mjekim i specializuar jashtë vendit mund t’i shpëtojë jetën.
 
Gjendja e Françeskut është në rrezik”, tha ajo mes lotësh.

tefta radi ne spital
( Bashkeshortja e Françesk Radit Tefta Radi sot në spital )

[gallery]21607[/gallery]
francesk radi
(Françesk Radi dhe bashkeshortja Tefta Radi)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit