Goli i Lionel Messit në kohën shtesë për Argjentinën në finalen e Kupës së Botës duhej anuluar sipas fotove të publikuara nga mediat franceze. Sipas tyre gjyqtari ka gabuar me pranimin e golit të Messit që kaloi argjentinasit në avantazh para se Mbappe të barazonte sërish shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Por gazeta “L’Equipe” bën të ditur se sipas rregullave të lojës, ky gol duhej anuluar.

Shkak për këtë është fakti se në rregullore te IFAB ka të përcaktuar se një gol anulohet nëse në fushën e lojës hyjnë persona të tretë. Kjo e kanë bërë pjesëtarët e stolit të Argjentinës, disa prej të cilëve ishin në fushë në ato momente pasi kishin nisur të festonin që të gjuajtja e parë e Lautaro Martinez që u ndal nga Loris.

Kounde në përpjekje për të ndaluar golin e Messit