Francezi Deschamps frikë nga tifozët:
Shqipëria e fortë, ka lojtarë cilësorë

Francezi Deschamps frikë nga tifozët:<br />Shqipëria e fortë, ka lojtarë cilësorë
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps vlerëson maksimalisht Shqipërinë dhe kërkon kujdes në ndeshjen e nesërme në Marsejë, pasi sipas tij ka lojtarë cilësorë.
 
“Ne synojmë të fitojmë përballë Shqipërisë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm. Kundërshtari organizohet mjaft mirë, mbron mirë duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta. Forca e Shqipërisë nuk është vetëm fizike apo psikologjike, Shqipëria ka edhe lojtarë cilësorë.
 
Shpresoj që ndryshe nga sfida me Rumaninë, të kemi më tepër topin nën kontroll dhe të jemi më të saktë në manovrat ofensive, sepse në ndeshjen e parë e kishim të vështirë të gjenim hapësira”deklaroi ai.
 
Didier Deschamps pavarësisht se luan në shtëpinë e tij i trembet numrit të lartë të tifozëve shqiptarë në Velodrome të Marsejës.
 
“Do të jetë një atmosferë speciale, jam informuar që të pranishëm do të jenë edhe shumë mbështetës të Shqipërisë”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë