PARIS - Francois Hollande dhe Julie Guyet "duheshin prej dy vjetësh".
E përjavshmja franceze, Closer hedh një tjetër bombë mbi love story mes presidentit francez dhe aktores bionde, duke folur për një dashuri të përvuajtur mes prishjeve dhe ripajtimeve, me përpjekjet e Valerie për të rimarrë burrin e saj, arrati romantike në jug të Francës.
Dhe për një apartament të dytë, ku ata takoheshin, duke sfiduar rrezikun e të qenit të zbuluar nga portiere. Të tjera detaje pikante gjenden në botimin e revistës sot.
Hollande ka shkuar të takojë dje Valèrie Trieweiler në spitalin Pitiè-Salpetrière. Lajmin e bën të ditur France Inter, duke saktësuar se vizita e presidentit – e para nga shtrimi i saj të premten e shkuar – ndodhi dje.
Lajmi i vizitës konfirmohet edhe sot nga Elize. Deri tani presidenti dhe dama e parë kishin komunikuar vetëm me telefon apo sms.
«Hollande më ka ulur para Francës mbarë». Këto janë fjalët e fundit të Valérie Trierweiler para se lajmi i lidhjes klandestine mes partnerit të saj Hollande dhe aktores Julie Gayet ta bënte të ndihej keq derisa u shtrua në spital.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com