Mbivlerësimi i frangës ka ndodhur në gjithë tregjet monetare botërore. Ai erdhi pasi banka qendrore e Zvicrës vendosi të heqë dorë nga politika e saj e fiksimit të kursit të monedhës së vet kombëtare në raport me euron. Franga u forcua menjëherë pas vendimit, nga 1.2 franga për euro në 1.02.
Kundrejt lekut shqiptar, franga zvicerane u mbiçmua brenda ditës (16 janar) me 18 lekë (rreth 15 %), duke arritur nga 117 në 136 lekë.
Ndërkohë, dollari po përforcon pozitat në tregun shqiptar të këmbimeve, me 121.17 lekë/USD.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)