Franko Dine, artisti që pikturon
fasadat dhe muret e Tiranës

Franko Dine, artisti që pikturon<br />fasadat dhe muret e Tiranës
Arti i pikturës urbane ndryshe grafiti nuk është diçka e re. Ky zhanër tashmë prezent në gjithë botën i ka hedhur pas ditët kur konsiderohej vandalizëm. Tashmë artistë të shumtë të grafitit janë një vlerë për qytetin.
 
E kështu është Franko Dine, një artist në vepra dhe në shpirt i cili tashmë ka lënë gjurmë në muret dhe fasadat publike në qytet. Pasi vesh kostumin e tij të punës është gati të na tregoj punën e tij.
 
Shpesh kemi pyetur se kush fshihet pas pikturave në mure dhe fasada të pallateve në qytetin tonë kur jemi përballur me këto pamje.
 
Gjithashtu grafiti ka pësuar edhe evolucionin e tij. Duke përdorur me mjeshtri perspektivën dhe hijet, artistët krijojnë iluzionin e disa dimensioneve duke dhuruar piktura spektakolare.
 
“Si çdo vend i botës edhe ky lloj arti e ka një histori të vetën. Çdo artist në fillim ka patur frikë për ta shprehur lirisht. Lodra ka qenë vendi i parë që i ka dhënë një përparësi të madhe këtij arti, më pas Milano, Roma etj. Të bësh fasada të tilla duhet një leje. Bashkia e Tiranës është një spunto e madhe që po na jep ndihmesë”, thotë ai.
 
Franko рreferon të ѕhрrehë mendіmet nëрërmјet artіt dhe dëshiron të arrijë kështu zemrat e njerëzve.
 
“Duhet ta shohin si art. Ta kuptojnë që ky art është për ta. Është për të qetësuar shpirtin e tyre. Pesë min që e shohin çlirohen nga streset e ditës”, shprehet ai.
 
Fillimet e tij në këtë art kanë qenë të vështira. Madje ka patur dhe telashe me policinë pasi dëshironte të sillte artin e grafitit në Tiranë.
 
“Po, në fakt kam pasur probleme. Në vitet e para që bëja grafitet shikoja lëvizjet e policisë. Shikoja patrullat kur do të kalonin. Rrija dhe i vëzhgoja. Bëja punën dhe ikja përsëri. Më bashkinë pa bashkinë, unë gjej një mënyrë për ta bërë artin”, deklaron artisti.
 
Por, ky art kaq i dashur për Frankon ka dhe një problem për shëndetin e tij. Edhe pse pasioni i flet më fort në shpirt.
 
“Është një sakrificë shumë e madhe. Më besoni, ne si artist po vdesim dhe nuk po e kuptojmë si po vdesim. Të gjithë këto artistë që merren me graffiti nuk i kanë kaluar të 70 –tat. Ky art deri 50 vjeç mund ta bësh”,
shprehet ai.
 
Është diplomuar në Universitetin e Arteve në degën Grafiti të lirë. Franko dallon nga të tjerët. Gjatë kohës që ishte student i është dashur të sakrifikojë për të arritur drejt rrugës së suksesit ku ndodhet sot. Edhe pse thotë se nuk do të ndalet së ngjituri majat e suksesit.

“Për të blerë libra dhe sprajte rrija edhe pa bukë. Librat e artit kushtojnë dhe i blija jashtë shtetit. Prindërit më jepnin lek aq sa të mund të jetoja në Tiranë. Dhe kurseja bukën që të blija librat dhe sprajtet”, thotë Dine.
 
Tashmë është 25 vjeç dhe punon në Bashkinë e Tiranës, tek ndërmarrja e Dekorit ku ka realizuar grafite në kënde lojërash, fasada pallatesh dhe mure të ndryshme që karakterizojnë tashmë Tiranën tonë si gjithë kryeqytetet e tjera të botës.
 
“Ëndrra e çdo artisti e këtij arti është të bëj fasada dhe mos të ndiqet nga policia. Ndërmarrja e dekorit është një ndihmesë shumë e madhe. Po më jep një ndihmesë pasi unë po bëj dhe shumë punë të tjera. Por, prapë më ka marrë malli kur i bëja punët fshehurazi dhe shpejt. Jo për t`u bërë reklamë por si kryetari i bashkisë ashtu dhe drejtori i dekorit janë të rinj dhe e kuptojnë këtë art”,
shprehet artisti.
 
Veshja e tij është e veçantë. E Franko na tregon se kjo veshje spikat artin e tij dhe është shumë e shenjtë për të. Në pamje të parë duken thjesht një palë tuta dhe një bluzë sportive me kapuç, por ato përmbajnë në vetvete një domethënie të madhe për Frankon.
 
“Kjo është veshja ime që e marrë në çdo punë që bëj. Tutat mi kanë kërkuar të gjithë. Por nuk mund t`i jap. Kjo bluzë më ndihmon nga ndryshimet klimatike. Tuta dhe bluza nuk janë pikturuar vet por janë bërë në këtë mënyrë nga punët e shumta që kam bërë. Fasha e kuqe është një dhuratë nga disa të huaj. Dikur kur erdhën këtu në Shqipëri më thanë që vetëm punët e tua janë. I thashë që dua ta sjellë këtë art këtu. Ti ke një mision, më thanë. Më dhuruan këtë rripin e kuq pasi kur policat francez kanë një mision vendosin në krahun e tyre një shirit të kuq”, deklaron Franko.
 
Por cilat janë mjetet e punës që mban Franko gjithmonë me vete
 
“Janë bojërat që gjithmonë i zgjedh. Kam maskën, vizatimi në letër i punës që do bëjë në fasadë, koka sprajti etj”, thotë ai.
 
Franko nuk ka punuar me graffiti vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si dhe jashtë saj.
 
“Në Tiranë mund të jenë rreth 25 punë. Në Vlorë kam tre punë dhe në Fier kam një. Në Itali kam një punë, në Greqi po ashtu si dhe në Gjermani kam dy punë”, shprehet artisti.
 
Njihet edhe si artisti i veçantë që krijoi e grafitit vëllazëror Shqipëri-Kosovë në rrugët e Tiranës.
 
“Shqiptarin dhe kosovarin e bëra thjesht për të kuptuar se çfarë është street arti dhe çfarë impakti ka. Nëse do e fusja në galeri shumë pak do e shikonin. Njerëzit ndihen mirë kur e shohin. Unë kisha bërë punë të tjera por doja të bëja një shtysë për të realizuar këtë art. E bëra në fillim me frikë se isha në periudhën kur kisha telashe me policinë. Ndërsa tani ajo mbrohet me xham”, thotë ai.
 
Duke vendosur tashmë në Shqipëri artin e grafitit, mjeshtërisht dhe profesionalisht si i pari artist që do lërë gjurmë në Shqipëri, Franko ka një mesazh për të rinjtë.
 
“Duhet të gjesh mënyra të ndryshme për të të parë dikush dhe të të vlerësojnë. Dikur mua më tallnin shokët pasi unë rrija pa gjumë. Rrija tërë ditën dhe prisja orën 12 të natës. Punoja deri në 3 të natës dhe në 8 të mëngjesit shkoja në shkolla.

Gjithmonë doja ta fusja si kulturë dhe ne të njihemi në këtë art. Nuk e harroj kur shkova në Greqi dhe atje më thonin që ju nuk e keni këtë lloj arti, pasi preferoni të bëni vetëm postera politikë. E thoshin me një ironi që për hir të vërtetës ishte e vërtetë”,
u shpreh artisti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar