Frasnita arbëreshe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e gjuhës lokale

Frasnita arbëreshe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e gjuhës lokale

Bashkia e Frasnitës/Frashineto e para Bashki arbëreshe në Kalabri, që ka vënë në përdorim administrativ gjuhën arbërishte, si gjuhë të zyrtarizuar krahas italianes.

Në datën 30 Mars 2024 me rastin e promovimit të librit të poetes popullore Maria Marku, nga Katundi Eianina ngulim arbëresh në Kalabri, në formë simbolike iu dorëzua  edhe certificata e parë lëshuar nga gjendja civile  në dy gjuhë; arberisht  dhe italisht.

Mundësinë për të përpiluar dhe përdorur një certifikatë të tillë ja jep ligji italian 482\99.

Në bazë këtij ligji popullsia arbëreshe që shtrihet në shtatë rajonet me popullsi historike ka të drejtë të përdorë gjuhën amtare. Në këtë ligj janë të përjashtuar 10 mijë arbëreshë të Torinos, si edhe cilido arbëresh që nuk është banues në  shtatë krahinat me pakicë  popullsie historike. 

Kjo ngjarje është një hap drejt asaj rruge për ringjalljen e gjuhës arbërore, gjuhës lokale, si dhe hap një dritë jeshile për komunat e tjera arbëreshe  që të promovojnë gjuhën e tyre lokale për të mbërritur në njehsim gjuhe të përbashkët të 52 ngulimeve arbëreshe.

Kjo ngjarje u arrit me miratimin e Kryetarit të Bashkisë së Frasnitës Z Angelo Catapano, këshilltares mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe Z. Caterina Adducci  dhe të palodhurit , këmbëngulësit, mbrojtësit të gjuhës lokale të varjanit arbërisht, profesorit Agostino Giordano, i cili  është themelues i së vetmes gazetë shkruar në arbërisht Jeta Arbëreshe,  dhe që vazhdon me mish e me shpirt  të punoj për të mbajtur gjallë këtë gjuhë.

Sot në një farë mënyre të gjithë ata albanolog që u lindën dhe u rritën në Frascineto, që tani i përkasin qiellit sot me siguri janë në këtë kozmo si ato xixëllonjat që përhapin pranverën.

Edhe At  Bellusci u mallëngjye, e dy lot i rrëshqitën nga sytë kur e pa më në fund këtë certifikatë të realizuar.

Bota arbëreshe edhe pse e tkurrur prezantohet;

Konservatore e një gjuhe arkaike e së djeshmes, 

Përpunuese e fjalëve  të së sotmes,

Komparativë e një etimologjie e së nesërmes,

Edhe pse në miniaturë ajo është fanatike e rrënjëve të shpirtit si edhe të fjalës arbërore

që ato të mos bëhen të gjitha, erë, tym, por të ngelen frymë. 

...Të ringjallësh  këtë komunitet duhet të fillosh nga ajo  dozë humusi identiteti që ka  mbetur,

Pastaj ta spërkasësh me ndërgjegjen e të qenit arbëresh që përmblidhet në tezën: “Të folmi ashtu si na mbësonj mëma dhe tata.”

Arbëreshët i ngjajnë feniksit

Ringjallen edhe atëherë kur duken të djegur!

Mbyll këto rreshta me shpresën që komunat e tjera në Kalabri e në krahinat e tjera të ndjekin këtë shembull!

*Ornela Radovicka, Qendra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci.

Certifikata në arbërishten e Frasnitës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keci: 10/04/2024 08:44

    Bravo arbëreshë. Jepuni një çik dozë atdheu arvanitasve që të kujtojnë rrënjët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja