TIRANE - Dy vjet pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Fryma e Re Demokratike deklaron se kjo ditë mbetet në memorien shtetërore e publike, si një datë e dhimbshme dhe tragjike, një simbol i denigrimit të politikës së arsyeshme dhe i konfliktit të ashpër dhe pa sens midis dy partive të vjetra politike.
“Më 21 janar politika dështoi dhe qytetarët u ndëshkuan. Katër qytetarë të pafajshëm mbetën të vrarë nga njerëz me uniformë që me ligj do të duhej të mbronin jetën e qytetarëve. Çdo përpjekje politike për ta përdorur këtë ngjarje tragjike si ditë triumfi, mbetet e dështuar dhe e thellon akoma më tej sjelljen e papërgjegjshme politike të atyre që e krijuan atë”, u shpreh Afrim Krasniqi, sekretari politik i FRD-së.
FRD edhe njëherë shpreh ngushëllimet e saj për familjarët e atyre që u vranë, keqardhjen për ata që u plagosën dhe bashkohet me vlerësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë se të gjithë ata ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme.
FRD pret dhe nxit organet përgjegjëse që të gjithë personat përgjegjës në këtë ngjarje të rëndë të dalin pa vonesë përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Pa drejtësi të besueshme dhe ndëshkim të merituar ligjor, Shqipëria do të vazhdojë të mbajë të hapura plagët e 21 janarit dhe të jetë në borxh të madh ndaj atyre që humbën jetën ose u plagosën atë ditë. Me ketë rast, FRD rikujton sesa absurde, antiligjore dhe antidemokratike ishte investimi politik i Kryeministrit dhe i Parlamentit në përpjekje të dëshpëruara për të shpërndarë përgjegjësinë e tyre të 21 janarit tek institucionet e larta kushtetuese.
AK, BERISHA FAJTOR PER VRASJET E 21 JANARIT
Aleanca Kuq e Zi ka vijuar sërish me akuzat ndaj Kryemistrit Sali Berisha, ndërsa këtë herë ë kanë fajësuar atë për vrasjet e 21 Janarit. Sipas kreut të AK-së, Kreshnik Spahiut shefi i mazhorancës është fajtori kryesor për vdekjen e katër protestueve në demonstradën e 21 janarit.
Ndër të tjera Spahiu theksoi se as lideri i fundit komunist në vendin tonë Ramiz Alia nuk përdori armët ndaj protestueve, ndërsa u shpreh se shefi aktual i mazhorancës për karriken e pushtetit elemininon edhe fizikisht kundërshtarët e tij politik.
“Për herë të parë në historinë e 100 viteve shtet një Kryeministër vret dhe godet me armë mbi popullin e tij. As diktatori i fundit komunist Ramiz Alia nuk guxoi të shtinte mbi popullin në Tiranë dhe në Bulevardin Deshmorët e Kombit kur protestuam dhe e rrëzuam nga pushteti 23 vite më parë. Shtetasi Berisha kur nuk shtiu me armë për të mbrojtur atdheun por gjithmonë ai ka qëlluar për të mbrojtur karrigen e tij, duke vrarë kundërshtarët politik dhe popullin e thjeshtë”, deklaroi Spahiu .
Lideri i kuqezinjve renditi më tej tre akuzat kryesore për të cilat Sali Berisha duhet të konsiderohet i pandehur.
“Aleanca KuqeZi deklaron zyrtarisht se i pandehuri Berisha ka kryer tre krime të rënda:
1. Vrasje masive në bashkëpunim dhe me paramendim.
2. Tradhëti kombëtare duke dorëzuar pjesërisht territorin shqiptar tek shtetit grek.
3. Korrupsion aktiv në mënyrë sistematike”, u shpreh Spahiu.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com