TIRANE - FRD shpreh shqetësimin për arratisjen e dy të burgosurve të cilët nuk respektuan lejen.
Nëpërmjet Urim Qinamit drejtues i departamentit të Cështjeve të Sigurisë, kjo parti thotë se “Arratisja e të burgosurve, është një çështje shqetësuese për sigurinë dhe zgjedhjet” dhe i referohet dy rasteve të fundit kur dy të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore kanë thyer kriteret ligjore për respektimin e afatit të lejeve shpërblyese, duke mos u kthyer sërish në burg për të vijuar vuajtjen e dënimit të mbetur.
”Fryma e re Demokratike denoncon publikisht praktikat e fundit të lejeve që po ju jepen të dënuarve dhe nuk e konsideron të rastësishëm shkeljen e këtyre lejeve nga ana e këtyre të fundit. Ne nuk dëshirojme të besojmë se keto lejë janë pjesë e skenareve për të përfshirë në fushatën elektorale elemente të rrezikshëm për sigurinë publike, duke intimiduar votuesit, por kërkojmë që në zbatim të legjislacionit në fuqi, procedurat e lejeve të pezullohen deri pas perfundimit të fushatës elektorale. “- deklaroi sot Urim Qinami.
Me anë të këtij denoncimi FRD kërkon në rradhë të parë nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësise, që të garantohet me cdo kusht siguria publike dhe mbarëvajta e qetë e zgjedhjeve, si një detyrim dhe përgjegjësi ligjore që nuk duhet të anashkalohet në asnje rast. “E kundërta do të vërtetojë se keto zgjedhje po kërcënohen seriozisht jo vetem nga skema të dyshimta dublimesh të listave apo votuesish pa adresë, por së fundi edhe nga kontigjentet kriminale me imunitet shtetëror. “- mbyll deklaratën e tij Qinami.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com