TIRANË - "FRD duhet të mbështesë forca politike, që përfshijnë në misionin e tyre për ndërtimin e shtetit edhe pjesë nga programi elektoral i FRD-së". Ky ka qenë propozimi që ka dalë nga anëtarët e kryesisë së FRD–së në mbledhjen që u zhvillua sot paradite në selinë qendrore të FRD-së në Tiranë e kryesisë së partisë.
Kryetari Bamir Topi theksoi gjatë fjalës së tij se sot FRD-së i duhet të përballojë një situatë të re politike pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ai shtoi se gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit u konstatua se PD është larguar vlerave të pluralizmit të politik. Topi u kërkoi forumeve drejtuese të partisë të vazhdojnë me intensitet veprimtarinë politike dhe nga ana tjetër të punojnë për të rritur numrin e mbështetësve në çdo qark.
Sekretari i përgjithshëm, Gazmend Oketa dha hollësi rreth takimeve që kanë zhvilluar në qarqe drejtuesit e lartë të FRD-së. Ai tha se analizat e degëve në qarqe u karakterizuan nga një frymë bashkëbisedimi, si dhe mirënjohjeje dhe respekti për ata që kanë kontribuar në rrugëtimin 18-mujor të FRD-së.
Në mbledhjen e kryesisë u diskutua edhe rreth zhvillimit e fundit politik të degës së partisë në qytetin e Korçës, që lidhet me kërkesën e PS-së për bashkëpunim gjatë zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të Korçës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com