Frederik Ndoci do të këndojë “Ave
Maria” gjatë meshës së shenjtë

Frederik Ndoci do të këndojë “Ave<br />Maria” gjatë meshës së shenjtë
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” lexojmë se Frederik Ndoci do të jetë këngëtari që do të këndojë në meshën e Papa Françeskut.

Ai do të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në nder të ardhjes së Papa Françeskut.



(Në foto këngëtari Frederik Ndoci duke u përgatitur për të kënduar gjatë meshës së Papa Franceskut, së bashku me të edhe emra të tjerë si aktori Mirush Kabashi)



“Ndihem i privilegjuar që më kanë dhënë shansin të këndoj për Papën.

Mendoj se jam i përzgjedhur në radhë të parë se jam katolik, e kam dashur dhe e dua fenë time dhe vetë Papën.

Veç kësaj, unë kam vite që këndoj për fenë, kam bërë edhe disa këngë për martirët.

Ndihem i nderur që më në fund do t’ju këndoj sakrificave të të parëve tanë, të cilët për 13 breza me radhë kanë vuajtur dhe janë fshehur në male vetëm për të ruajtur fenë.

Do t’i kushtoj një këngë, që kam krijuar prej disa muajsh për martirët që diktatura e Enver Hoxhës i vrau”, është Ndoci në Facebook. 



Kantautori do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Alisa Baraku gjatë performancës së “Ave maria”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!