TIRANË - Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, uron ditëlindjen e eurosocialisteve që përkon me 15 janar, datë që qëndron në memorien e shqiptareve.
"15 janari i eurosocialistëve po troket për të 23-tën herë me rradhë. Për ne që e kemi jetuar që në fillim, kjo datë qëndron në memorie si te kishte ndodhur dje. Gezuar ditëlindjen FRESSH. Gëzuar miq të vjetër dhe të rinj... Krenari për këtë rrugëtim të paprecedent të një ëndrre që vazhdon edhe sot e ku e "vjetra" ka kuptim. Gëzuar ditën e ëndrrës së të majtës!", shkruan Majko në statusin e tij Facebook. Ish-kyeministri Majko e shoqëron postimin e tij me disa foto të themelimit të FRESSH, kur ishte ish-student i dhjetorit 1990. /ATSH/