Shtohen masat në doganë! 10 turistë kinezë kontrollohen në Hanin e Hotit dhe Morinë, por dalin të pastër, qytetarët: S'kemi frikë nga koronavirusi (VIDEO)

Një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina janë ndaluar  në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Kinezët kishin ardhur nga Kina për qëllim për të vizituar Shkodrën, por nga frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane ka bërë që policia doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty. Mjekët kanë kryer për disa orë kontrolle të imtësishme, ndërsa me pas janë lëtë janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit. Edhe në pikën kufitare të Morinës, hyri një shtetase kineze, e cila gjatë kontrollit doli e 'pastër' nga koronavirusi.

Ndërkohë ka qenë njëri prej turistëveqë  ka treguar edhe kontrollin që u është bërë nga mjekët për disa orë ndërsa është optimist duke thënë se do të gjendet një mënyrë që Kina ta zhdukë koronavirusin.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin” u shpreh turisti.

Mjeku Ardian Këlliçi i cili mbulon zonën e Kelmendit që përfshin edhe pikën kufitare të Hanit të Hotit pas kontrolleve të turistëve kinez u shpreh se ata nuk kishin asnjë shenjë dhe është dhënë konfirmimi për ta kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit për të ardhur drejt Shkodrës.

"Bashkë me ekipin e drejtorisë së higjienës u mor njoftimi për mikrobusin me turistë kinezë që erdhën nga Italia, do të shkonin në Kalanë e Shkodrës. Gjendja e turistëve ishte normale nuk kishte temperaturë dhe shenja. Nuk ka vend për panik, por sikur konfirmuan edhe kinezët janë nga një provincë 1 mijë km nga origjina e virusit. Është zero rreziku, ato u çuditën se ne ishim dogana e parë që i kontrollonte" tha mjeku. 

Pas kontrolleve turistët kinez morën pasaportat dhe vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës për t’u rikthyer pas pak orësh sërish në Malin e Zi. Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Bashkimi në Gërçar të Vermoshit janë marrë masat për turistët kinez apo edhe shtetas të tjerë të huaj që mund të shfaqin shenja dyshuese të koronavirusit. Po kështu masa të shtuar ka në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Dy ditë më parë në portin e Durrësit u ndaluan dy kinezë, por edhe ata rezultuan të pastër dhe u lanë të lirë të vazhdonin udhëtimin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Një kineze tranzit në Morinë kalon 'testin' e koronavirusit në kufi

Në pikën doganore të Morinës ka hyrë një shtetase kineze, e cila pas kontrolleve mjekësore rezultoi se nuk ishte e infektuar nga koronavirusi. Sipas Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Kukës, ajo është lënë e lirë të vijojë vizitën e saj turistike drejt Malit të Zi.  Kinezja prej 3 javësh ndodhej në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian për turizëm, para se të hynte në shtetin shqiptar.

Në Morinë kanë hyrë 1573 udhëtarë mes të cilëve 1527 nga Kosova, 27 nga Turqia, 12 nga Italia dhe 7 nga Gjermani. Të gjithë kanë kaluar kontrollet e shtuara në pikat kufitare dhe nuk kanë shfaqur shenja dhe simptoma të dyshuara në lidhje me koronavirusin.

Ora 17:32
Instituti i Shëndetit Publik zhvillon trajnime për përgatitjen kundër koronavirusit (FOTO)

Nisur me gjendjen e jashtëzakonshme që ka kapluar gjithë botën, edhe vendi ynë po trajnohet në mënyrë që të jetë i përgatitur.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë zhvilluar trajnim me stafin e urgjencës për masat parandaluese dhe përdorimin e PPE-ve, “Pajisjeve mbrojtëse personale” ndaj koronavirusit. 

Gjatë trajnimit pati edhe demostrim praktik të “Pajisjeve mbrojtëse personale (PPE)”.

Sipas ISHP-së, trajnimi do të zhvillohet sërish.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri nuk ka raste me koronavirus, por e gjithë bota është alarmuar.

Ora 15:52
Koronavirusi/ Rriten masat e sigurisë në Kukës, Sarandë, Durrës! Qytetarët: S'e njohim frikën, s'besojmë se do përhapet në Shqipëri

Masa për kontrollin ndaj koronavirusit janë marrë edhe në Portin e Sarandës, aty ku mbërrijnë pasagjerët nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet aeroportit të Korfuzit. Mjekët bëjnë kontrollin me termometër elektronik ndërsa për pasagjerët që vijnë nga Kina bëhët kontroll më i imtësishëm.

Specialistja e Shëndetit Publik, Zhulieta Këndezi është shprehur se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast shqetësues.

"Presim anijen, komunikojmë me kapitenin për shëndetin e ekuipazhin dhe të pasagjerëve. Në radhë të parë i pyesim marrim listën nëse ka nga vendet aziatike, nëse s'ka këta që janë kontrollohen me termometrin elektronik. Nësa ka një rast të dyshuar thërrasim ambulancën, kalon nga urgjenca merren kampionet e gjakur dhe vijon andej më tej", u shpreh Këndezi

Koronavirusi Kinez ka vënë në lëvizje edhe strukturat e shëndetësisë dhe të prefekturës Kukës. Fadil Morina, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës është shprehur se është ngritur një grup pune për masat ndaj virusit në doganën e Morinës.

"Dhe ne kemi marrë masa duke caktuar një punonjës për ndjekjen e sëmundjeve infektive. Të gjithë udhëtarët do të intervistohet, janë të pajisur dhe me termometrin dixhital dhe në rast se do të konstatojmë do vendoset në karantinë", tha Morina

Ndërkohë në doganën e Morinit ka nisur kontrolli i udhëtarëve posaçërisht të atyre që vijnë nga Kina. Punonjës të kësaj njësie vendore po pyesin të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj në lidhje me lëvizjet e tyre duke kontrolluar edhe termometër elektronik. Në rast dyshimi për dikë të prekur nga virusi i ushtrohet një ekzaminimi më të thellë në repartin infektiv të spitalit të Kukësit.

"Janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rritje të survejancës në lidhje me të gjitha sëmundje, në veçanti të koronavirusit, ne kemi sjellë specialist në pikën e Morinit për të monitoruar situatën", u shpreh shefja e Epidemologjisë, Duraku. 

Disa udhëtarë të pyetur nëse kanë frikë nga përhapja e virusit kinez në vendin tonë ata shprehen se jo.

"S'e njohim frikën"

S'besoj se do përhapet dhe në Shqipëri", thonë ca qytetarë.

Koronavirusi i ri është përhapur në 21 vende në të gjithë botën, me 7.814 raste të konfirmuara dhe 170 vdekje deri më tani.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona