Në një kohë kur festat e fundvitit po afrojnë dhe njerëzit mblidhen për të festuar, pyetja që lind është “A do të ketë një valë të COVID-19 si vitin e kaluar”?
Përgjigjen e ka dhënë në Report Tv, epidemiologu shqiptar nga Gjermania Erion Dasho, i cili tha se qytetarët janë lodhur dhe këtë vit kemi një armë të fuqishme, atë të “imunizimit”
Dasho theksoi se tashmë 70% e shqiptarëve e kanë kaluar virusin, ndërsa një pjesë e madhe ka zgjedhur të vaksinohet, duke bërë masat shtrënguese të panevojshëm.
“Mendoj që qytetarët janë të lodhur nga masat shtrënguese. Masa ekstreme si karantina, mund të merren vetëm gjatë muajve të parë, ose nëse situata nëpër spital rëndohet shumë. Por Shqipëria dhe shumica e vendeve evropiane nuk janë në këtë situatë. Ndaj mendoj nuk është nevoja nga pikëpamja e shëndetit publik, por edhe në aspektin social dhe të shëndetit mendor të njerëzve. Njerëzit kanë nevojë të festojnë, nga ndryshim nga viti i kaluar. Këtë vit jemi ndryshe, kemi armë imunizimin. Në Shqipëri 70% e qytetarëve e kanë kaluar COVID-in, një pjesë tjetër ka bërë vaksinimin dhe sigurisht nuk jemi si vitin e kaluar, ndaj nuk na duhen masat shtrënguese. Por ajo që bën Shqipëria gabim dhe Europa e bën është “certifikata e vaksinimit”, që kudo që shkon ta paraqesësh. Është një masë me shumë vlerë, që duhet patjetër të zbatohet në vend. Duhet patjetër të aplikohet dhe sigurisht maska në të gjitha vendet e mbyllura.”, tha ai.
I pyetur lidhur me variantin Omicron dhe situatën e vështirë me të cilën po përballet Britania, epidemiologu sqaroi se faktori i parë i cili mund të ketë ndikuar është lidhja me Afrikën e Jugut, ndërsa i fyti me kalimin e 6-mujorit të imunizimit maksimal që të ofron vaksina pas dozës së dytë.
“Omicron, është një variant i shpallur si shqetësues. Ajo qe dimë me siguri është shpejtësia e përhapjes, që është më e lartë se gjithë të tjerët. Kësaj i shtohet edhe fakti që ai është shumë i ndryshëm nga të tjerët, për shkak të mutacioneve të shtura. Britania e Madhe është më e prekura për shkak edhe të lidhjeve me Afrikën e Jugut, vendi ku u shfaq për herë të parë Omicron. Gjithashtu Britania ka nisur vaksinimin pak më vonë se të tjerët, kjo ka bërë që kur u mor vendimi për dozën përforcuese në verë, britanikët të ishin në 6-mujorin e marrjen së vaksinës. Pasi të gjithë e dimë që për 6 muaj. Vaksina ka mbrojtje maksimale. Tani për fatinë keq të britanikëve, ndodhi edhe kalimi i 6-muuajve dhe shfaqja e variantit omicron, ndaj ndodhi kjo situatë me të cilën po përballet vendi.”, tha ai.
Ai tregoi për Report Tv, se deri tani Omicron është një variant me klinik të dobët, që nuk duhet të na frikësojë, sigurisht pa humbur vigjilencën për zbatimin e masave.
“Fatmirësisht deri më tani, flasim për një variant me klinik më të dobët dhe ky është një lajm më i mirë. Numri i personave që pësojnë komplikacione, është 30% më i ulët, se në variantet e mëparshme. Vaksina ofron një mbrojtje rreth 90% brenda 6 muajve, do të thotë që shkalla e vdekshmërisë që lidhet me virusin, kjo shkallë bie shumë. Flasim për një virus që me bërjen e vaksinën, bëhet më pak i rrezikshëm. Bëhet njësoj si një viroz të stinës. Vaksina e kthen si një sëmundje normale, të zakonshme.”, tha epidemiologu.
Duke folur për situatën në Shqipëri dhe qytetarët që refuzojnë të vaksinohet, ai tha se kjo lidhet me marrëdhënien Qeveri-Qytetar.
“Në fillim të pandemisë, kishin një karantinë e cila ishte e panevojshme, por qytetarët e respektuan. Mirëpo në periudhën maj, u tejkaluar qëllimi i karantinës. Ajo nuk ka qëllim të mbylli njerëzit brenda sepse kjo është e pamundur! Nuk ka asnjë shtet aq të pasur. Karantina është për të përgatitur institucionet për pandemisë, në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Më vonë pati një tjetër thyerje, gjatë vjeshtës. Nuk u pranua që sistemi kolapsohej. Pra qytetarët “vdiqën” nëpër shtëpia dhe kanë paguar çdo shpenzim vetë, me lekët e tyre. Një qytetar në këto kushte ndihet i braktisur nga institucionet. Pra e ka parë me dyshim shtetin dhe ndaj bie interesi i qytetarëve ndaj vaksinimit. Kur qytetari dhe qeveria nuk kanë raportin e duhur, ndodh pikërisht kjo gjë, refuzimi i marrjes së vaksinës”, tregoi ai.
Ku e keni gjetur kete idiot...franca po mbyll kufirin me angline per shkak te omikronit....
Përgjigju