TIRANË- Në urgjencën e pediatrisë në QSUT paraqiten mesatarisht 100 fëmijë në ditë, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky numër është më i ulët. Arsyeja kryesore mbetet frika e infektimit nga covid-19. Në të njëjtën periudhë në muajt shtator-tetor të një viti më parë paraqiteshin rreth 400 fëmijë në urgjencën në pediatrike.
“Kemi shumë frikë, normal se i cojmë dhe në cerdhe fëmijët kemi frikë, normal që kemi shumë frikë, por cfarë të bëjmë".
"Ne kemi sjellë nipin këtu, e kemi pasur me temperaturë, u bë katër ditë nuk i ulet temperatura u detyruam e sollëm në urgjencë, tani ta shikojmë a do stabilizohet. Me shumë frikë kemi ardhur me thënë të drejtën".
"Kemi shumë frikë, por duke marrë masat që janë të nevojshme që shteti thotë për t'i marrë, me frikë shumë vijmë", tregojnë prindërit.
Si e keni përballuar pjesën e pandemisë?
"Duke ndejtur në shtëpi, duke i evituar kontaktet me njerëzit”-u shprehën disa prindër.
Problemet kryesore që shfaqin fëmiëjt në këtë periudhë janë kryesisht ato respiratore. Në Urgjencën e Pediatrisë bëhet dhe triazhimi i rasteve të dyshuara për covid-19.
Fëmijët që paraqiten në urgjencë me temperaturë pa një fokus të vecantë dhe kanë nevojë për shtrim u bëhet tamponi për të përjashtuar mundësinë e COVID-19. Deri në momentin që del përgjigjia, fëmija mbahet në ambientet e posacme të urgjencës dhe nëse rezulton pozitiv për koronavirus dërgohet në pavjonin e posacëm COVID në shërbimin infektiv të pediatrisë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se momentalisht në këtë pavjon janë të shtruar 4 fëmijë me COVID që ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Mjekët këshillojnë prindërit që fillimisht të kontaktojnë me pediatrin e fëmijës dhe nëse ai e gjykon të nevojshme të behet referimi për në Urgjencën e Pediatrisë, kjo për të shmabgur gurmbullimet dhe riskun e infektimit.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
50%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor 2024, 11:49
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor 2024, 11:41
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30