KRUJË- Nënat e reja kanë zgjedhur që të lindin në spitale të tjera private, ose shtetërore.Kjo vjen si pasojë e frikës nga infektimi me Covid19 në këtë spital, pasi Kruja ka qenë ndër qytetet e prekura nga koronavirusi.Zajmina dhe Ajsel janë dy foshnjat e lindura ditën e sotme në maternitetin e Krujë.

Dy bebet kanë marrë çekun me nga 800.000 të vjetra nga drejtoresha e spitalit në Krujë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në spitalin e Krujës janë regjistruar rreth 50 lindje, një numër i vogël ky në krahasim me vitet e tjera.

Nënat e reja kanë zgjedhur që të lindin në spitale të tjera private, ose shtetërore. Kjo vjen si pasojë e frikës nga infektimi me Covid19 në këtë spital, pasi Kruja ka qenë ndër qytetet e prekura nga koronavirusi.