KUKES- Largimi nga Shqipëria pas tërmetit të 26 Nëntorit ka qenë përfundimtar për futbollistin nga Maqedonia Tome Kitanovskin i cili para kësaj tragjedie natyrore luante me skuadrën e Kukësit. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka refuzuar të kthehet në Shqipëri pasi trauma që pësoi nga ajo ditë e ka detyruar që bashkë me familjen të zhvendoset në vendlindje.
Ai ka kërkuar dokumentet përmes email-it, duke shmangur kështu çdo vizitë të mundshme në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar për Report Tv nga vetë shefi i klubit të Kukësit Jonuz Hallaqi. Pas tërmetit klubi vendosi të lërë pushim futbollistët ndërkohë që ndeshjet në kampionatin shqiptar u pezulluan për rreth një javë.
Por stërvitjen në fushën e blertë Kukësi e ka nisur me mungesa, pasi tashmë futbollisti maqedonas e ka marrë vendimin përfundimtar për t'u ndarë nga skuadra me të cilën e angazhua në nisje të këtij kampionati.