Eksperti i IT, Ardit Gavani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv për të folur për të mirat që sjell Inteligjenca Artificiale dhe “rreziqet” për zëvendësimin e shumë profesioneve në tregun e punës.
Ai tha se frika e njerëzve nga Inteligjenca Artificiale është pak e tepruar, duke theksuar se momentalisht nuk është aq e avancuar sa mendojnë disa persona. Duke marrë shembullin e Chat GPT eksperti tha se po kryehen vetëm detyra të thjeshta, me fjalë kyçe.
“Chat GPT hyn në kategorinë që quhet “nero AI”, pra “AI e vogël”. Chat GPT edhe pse duket e avancuar tek njerëzit që nuk e kuptojnë, nuk është aq e avancuar sa duket. Po operohet vetëm në një taks të vogël, pra përgjigjen vetëm në varësi të atyre fjalëve kyçe. Kompjuterat sot nuk e kanë aftësinë që ka njeriu”- u shpreh Gavani.
Ndërsa më tej, sa i takon frikës për zëvendësimin e profesioneve nga Inteligjenca Artificiale, Gavani tha se duhet të ketë një evoluim në mënyrë që punonjësit të avancojnë në punën që kryejnë duke e bërë më së miri. Sa i takon programuesve të cilët janë të parët që mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, eksperti nënvizoi se duhet të avancojnë më shumë në punën e tyre.
“Njerëzit tremben se mos do të mbeten pa punë pas Inteligjencës Artificiale. Kjo është një jetë tjetër që njerëzimi ka ofruar. Duhet parë si një mjet që duhet ta përdorim për më mirë. Ata që hyjnë te profesionet e rrezikuara, mendoj se disa profesione duhet të avancojnë. Për shembull programuesit duhet të evoluojnë dhe të jenë vërtet programues të mirë. Nëse dikush do dojë të punësohet, duhet të jetë vërtet shumë i aftë sepse punët e vogla i kryen Inteligjenca Artificiale”- tha ai.
Në këndvështrimin e ekspertit të IT, Shqipëria ka avancuar në përdorimin e teknologjisë, por ende mbetet në fazën konsumuese dhe jo prodhuese.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve
14 Shkurt, 18:16
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Hetimet ndaj Veliajt, Petro Koçi: Në sistemin e drejtësisë ka njerëz të Berishës që duan ta shkatërrojnë! Romeo Kara: PS bëri hap fals me qëndrimin ndaj SPAK
13 Shkurt, 18:14
-
Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime IA në Kinë
13 Shkurt, 16:17
-
Hulumtimi: ChatGPT anon politikisht djathtas, reflektim i ndryshimeve në shoqëri
12 Shkurt, 21:37
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës
12 Shkurt, 19:22
-
Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim
12 Shkurt, 18:36
-
Samiti i AI-së në Paris, Macron kërkon një kornizë rregullatorë! J.D. Vance: Inteligjenca Artificiale nuk duhet frenuar
11 Shkurt, 16:33
-
Kurti forcë e parë, por me rënie, Ledjon Krisafi: Liderët e opozitës nuk frymëzojnë! Bilalli: Replikat me Grenellin kanë ndikuar
10 Shkurt, 19:12
-
Arrestimi i Veliajt, Ngjela në 'Studio Live': Ra alibia se SPAK-un e drejton Rama! Në Prokurorinë e Posaçme janë ekspertët e huaj, do na shpëtojnë nga padrejtësia
10 Shkurt, 18:46
-
Inteligjenca artificiale kalon pikën kritike, shkencëtarët të shqetësuar
9 Shkurt, 15:43