Frikë dhe kërcënime nga një grup kriminal droge, kryeministri i Holandës shton sigurinë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte
HOLANDË- Kërcënimet ndaj tij dhe frika e një sulmi të mundshëm nga një bandë kriminale droge e njohur për autoritetet, kanë bërë që kryeministri i Holandës, Mark Rutte të shtojë sigurinë.
Edhe pse ngjarjet në të cilat përfshihen armë në Holandë janë të rralla, vrasjet lidhur me tregtinë e drogës janë bërë të zakonshme vitet e fundit.
Një burim qeveritar, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi raportin në gazetën “De Telegraaf”, e cila bri dhe publik lajmin se autoritetet holandeze të sigurisë kombëtare nuk pranuan të komentojnë lidhur me këtë.
Rutte i pyetur për raportin tha se “Siguria dhe mbrojtja janë çështje të cilat nuk diskutohen asnjëherë në publik”.
Kreu i partisë Konservative, që ka për qëllim “goditjen” e krimit të organizuar, ka kërkuar gjithmonë që të mbajë në nivele të kufizuara mbrojtjen personale, që nga fillimi i marrjes së detyrës së tij si kryeministër 11 vite më parë.
Rutte shihet shpesh duke përdorur biçikletën nga shtëpia e tij drejt punës, dhe shpesh takohet dhe bisedon me kalimtarët.
Në korrik të këtij viti, një gazetar i njohur i kronikës së zezë Peter R. de Vries, u qëllua në mes të ditës në Amsterdam.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor 2024, 16:58
-
Lufta në Ukrainë/ Orban: Ka një plan për paqe në tavolinë, Zelensky të vendosë! Presidenti ukrainas: Duam garanci, Europa duhet e unifikuar
19 Dhjetor 2024, 12:45
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor 2024, 19:40
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor 2024, 18:06