TIRANË - Minuta e 85-të e ndeshjes mes Partizanit dhe AF Elbasanit në stadiumin “Arena e Demave” solli momente paniku, pasi futbollisti Saliu Sembene i Partizanit u rrëzua papritur në fushë.

Menjëherë pas incidentit, ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë me shpejtësi për t’i ofruar ndihmën e nevojshme lojtarit. Pas disa çastesh, Sembene u përmend, duke qetësuar disi situatën.

Futbollisti nuk u transportua menjëherë drejt spitalit, por u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua në dhomat e zhveshjes për vlerësime të mëtejshme mjekësore.

Takimi u ndërpre për rreth pesë minuta dhe më pas rinisi, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Mësohet se gjendja e 24-vjeçarit Sembene është e qëndrueshme.