Frikë në klubin e Arsenalit, avioni i skuadrës përfshihet nga flakët

Frikë në klubin e Arsenalit, avioni i skuadrës përfshihet nga flakët

Skuadra e Arsenalit dhe avioni i përfshirë nga flakët

GJERMANI - Aeroplani që transportonte skuadrën e femrave të Arsenalit nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve me Wolfsburg-un u përfshi nga flakët në pistë të dielën në mbrëmje. Incidenti ndodhi në aeroportin Braunschweig Wolfsburg pasi një zog u fut në motor pak para se të nisej, duke shkaktuar një zhurmë të fortë.

Flakët filluan të dilnin menjëherë nga motori i majtë i Boeing 737 dhe pilotët në bord evakuuan shpejt pasagjerët, përfshirë skuadrën e parë të Arsenalit, në një vend të sigurt.

Arsenali ka konfirmuar se ata u kthyen në shtëpi të sigurt këtë mëngjes. “Aeroplani ynë kishte një problem teknik përpara se të nisej në Gjermani të dielën në mbrëmje. Si rezultat, ne mbetëm në Ëolfsburg gjatë natës të dielën përpara se të fluturonim për në Angli të hënën pasdite. Ne dëshirojmë të falënderojmë stafin në bord dhe në terren në aeroport për ndihmën e tyre”, shkruan "Topçinjtë".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën