Frikë nga hakmarrja/ Ngujohen familjet e autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç

Frikë nga hakmarrja/ Ngujohen familjet e autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç

Erjon dhe Kelvin Jushi

Dy familjet Bushi në Laç janë ngujuar pas vrasjes së dy kushërinjve Jushi mbrëmjen e së dielës. Vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi dhe kushëriri i tyre i parë, Vinçensk Bushi vranë me armë zjarri pas një debati dy kushërinjtë Erjon dhe Kelvin Jushi.

Dy ditë pas ngjarjes tre të rinjtë u dorëzuan në komisariatin e policisë së Laçit pas negocimit të familjarëve. Por, menjëherë pas ngjarjes familjet Bushi, të dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre u janë nënshtruar rregullave zakonore duke u ngujuar në banesë nga frika e hakmarrjes.

Si ndodhi ngjarja dhe shkaku
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por Shqiptarja.com mësoi se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun.

Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Shqiptarja.com zbardhi edhe të kaluarën kriminale të Markel dhe Vincesk Bushit. Ndërkohë që Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jush: 04/05/2019 20:08

    Jushet dhe Bushet njihen si dy fise mafioze ne Lac, keshtu qe...nuk eshte se nuk priten ngjarje te tilla

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2019 09:37

    Imagjinoni tani sa varre do hapen per nje budallallëk. Pu pu pu ç injorancë lindjeje mjekrash të lindjes!

    Përgjigju
  • paola: 03/05/2019 19:06

    Kam qen femi kur ne qytetin tim qe nuk po i them emrin, nje kriminel i dehur vrau nje te pafajshem me pistoleten qe i kishte marr nje polici me force,ishte koha e te madhit Enver.Krimineli u mbyll ne shtepi me gjith fisin dhe nuk dorzohej.Pasi deshtuan thirrjet per dorezim u dha urdheri ushtrise qe me tanke te shembi shtepine me gjith fisin brenda.Vetem ne kete menyre shfaroset fara e keqe,duke i rrafshuar te gjith fisin vrasesve.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/05/2019 17:41

    Ah Enver Enver, të kërkojmë tani me përgjërim me shumë se kurrë! Ti e bëre neandërtalizimn e egër, pul-llëk! Ti i bëre egërsirat, pula!

    Përgjigju
  • Bledi: 03/05/2019 17:27

    Te ishte per ti vra i kishin vra vet kto aty ne moment se me arme ne dor kan qen..gjynaf se vdiqen dy djem te ri se per gjakmarrje te rrin te qen se nuk vrasin njeri kto tjeret...

    Përgjigju
  • Mira: 03/05/2019 16:58

    Askush nuk duhet te guxoj ti marri jeten tjetrit per asnje lloj motivi.Kush i merr jeten tjetrit duhet te paguaj me jete dhe jo me 5 vite burg e pastaj te jetoj i lire nderkohe qe ato bij nenash nuk jetojn me.Kushdo qe gjykon kanunin mjafton ta lexoj dhe ta kuptoj sa i drejt eshte.Kuptohet,kanuni i vertet dhe jo i transformuar nga injoranca.Edhe ne Romen e lashte ligji thote"jepi Cesarit ate cfar eshte e Cesarit".

    Përgjigju
    • goni: 03/05/2019 17:23

      nuk e di po esht sh e rend nje vella nje babe ti marrin jeten e djalit pe rnje budallik ose dicka ordinere qe ndodhin vec ne shqiperi ... kto cunat qe kan vdek kan qen super njerez te urt te mir si kan ra kujt njeriu ne qaf ne lac mbahen super familje e urt .... i ka ardh keq gjith njerzve qe i kan njoh .... i moren qsf injorantet drogaxhit qe rrinin gjith diten drru

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen