Frikë nga ISIS, policia e SHISH
blindojnë kufirin e institucionet
Pas sulmeve terroriste në disa qytete të Europës dhe kërcënimeve për sulme të tjera nga ISIS, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit. Ambasadat në kryeqytet, institucionet e rëndësisë së veçantë, por edhe ndeshja që do të zhvillohet sonte në Elbasan mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të jenë të monitorim gjatë gjithë kohës.
Pas sulmeve terroriste në disa qytete të Europës dhe kërcënimeve për sulme të tjera nga ISIS, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit.
Policia e Shtetit njofton se do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentë në terren, do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike, trupit diplomatik etj.
Masa për ambasadat dhe ndeshjen sot në ElbasanAmbasadat në kryeqytet, institucionet e rëndësisë së veçantë, por edhe
ndeshja që do të zhvillohet sonte në Elbasan mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të jenë të monitorim gjatë gjithë kohës.
Gjithashtu do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbër për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme.
Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre.
Terrorizmi, anti-terrori në monitorim radikalët Autoritetet shqiptare u frikësohen sulmeve nga terroristët e ISIS në Europë, prandaj kanë vendosur nën mbikëqyrje të rreptë personat me prirje radikale.
Këto struktura kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin.
Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin për të denoncuar çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie, duke ofruar numrat e telefonit falas 112 dhe 129.
Sulmet në Europë, nga Spanja në Finlandë e Francë Para një jave në Spanjë
në qytetin e Barcelonës humbën jetën 14 persona pas një sulmi terrorist me furgon, i cili u mor përsipër nga ISIS.
Ndërsa në
Finlandë u vranë dy persona me thikë, sulme pati edhe në
Gjermani dhe
Francë me dy të vdekur dhe në
Rusi me disa të plagosur.
ISIS kërcënoi se tashmë radhën do ta ketë
Italia, ndërsa në alarm janë vendosur të gjitha vendet e Europës, përfshirë Shqipërinë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48