Igli Tare është në optikën e klubeve të Tottenham dhe Juventus. Për këtë arsye Lazio është duke menduar të rinovojë për tre vite me drejtorin sportiv. Shqiptari prej 2008 është pjesë e Lazios në postin e rëndësishëm, teksa kohët e fundit ka pasur një krisje mes tij edhe trajnerit Sarri.
Në këto kushte pikat mbi "i" i vendos presidenti Claudio Lotito, që ka dëshirë të vijojë edhe për tre vite me 49-vjeçarin. Mediet në Itali bëjnë me dije se Lotito dhe Tare kanë nisur negocitata, me kontratën që tanimë është mbi tavolinë.
Disa ditë më parë ishte Tottenham nga Londra e interesuar që Tare të kalonte në Premier League, si një zëvendësues i denjë për Fabio Paraticin, ish-in e Juventus që është i dënuar me 30 muaj për mos ta ushtruar aktivitetin. Duket se e ardhmja e Tares do vendoset këtë javë, me kontratën e shqiptarit me Lazion që skadon verën e 2023.