Frikë nga lufta, tanket e trupat
britanike zbarkojnë në kufirin rus

Frikë nga lufta, tanket e trupat<br />britanike zbarkojnë në kufirin rus
Britania është duke bërë vendosjen më të madhe të trupave ushtarake britanike në kufirin rus që nga Lufta e Ftohtë, kjo për arsye të frikës ndaj gatishmërisë së Rusisë për të sulmuar.
 
Qindra trupa të Mbretësisë së Bashkuar, tanke, avionë dhe drone janë duke u dërguar në Eurpoën Lindore për të qëndruar të gatshëm ndaj çdo sulmi potencial të rusëve.
 
Frika është rritur pasi presidenti Vladimir Putin mund të bëjë komplot për të pushtuar shtetet baltike që u ndanë nga Rusia kur Bashkimi Sovjetik mori fund në fillim të viteve 90.
 
Pasi Rusia rrëmbeu Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia kanë rritur forcat ushtarake dhe kanë kërkuar nga NATO të përforëcojë praninë e saj në rast se kërcënohen nga ndonjë pushtim.
 
Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Michael Fallon ka konfirmuar në selinë e NATO-s në Bruksel se vendi i tij do të dërgojë tanke, drone dhe 800 trupa luftarake në Estoni.

[gallery]19343[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin