Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë

Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë

Gothenburg, Suedi

Në Gothenburg, Kisha e Suedisë është ngarkuar nga Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile (MSB) të përgatitet për mundësinë e varrosjes së deri në 30 mijë ushtarëve në rast lufte ose ndonjë katastrofe të rëndë. Lajmin e bën të ditur Nordic Times.

Sipas gazetës, liderët suedezë kanë dhënë mesazhe të qarta kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se Suedia është tashmë në një situatë konfliktuale me Rusinë, ose se lufta mund të jetë një realitet i afërt.

MSB-ja ka bërë thirrje gjithashtu që kishat dhe shërbimet funerale të përgatiten duke siguruar toka për varrime masive në një kohë të shkurtër.

“Duhet të jemi gati për të varrosur ushtarët e rënë. Kjo është diçka e re për ne, dhe po fillojmë të përgatitemi tani”,- tha Katarina Evenseth, përgjegjëse për varrezat pranë Kishës Luterane të Suedisë, e cila administron shumicën e varrezave në Goteborg.

MSB-ja ka kërkuar që qyteti të caktojë 10 hektarë tokë për këtë qëllim, duke bërë të mundur varrosjen e një numri të barabartë me 5% të popullsisë lokale, nëse është e nevojshme.

“Ajo që e bën të veçantë këtë situatë është se trupat e ushtarëve të rënë mund të transferohen më vonë në vendet e tyre të origjinës ose në qytetet nga kanë ardhur, sapo situata të jetë stabilizuar”,- përfundoi Evenseth në një intervistë për radion publike suedeze Sveriges Radio.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen