Në një konferencë 5 orë para protestës, Sali Berisha ftoi të gjitha forcat politike opozitare dhe të gjithë ata që ndihen opozitarë t’i bashkohen tubimit kundër Edi Ramës. Ftesën ia drejtoi edhe Adriatik Lapajt, i cili prej 15 ditësh proteston para kryeministrisë, e sot do të gjendet aty edhe gjatë protestës së opozitës.

“22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve, të bashkohemi për t’i dëshmuar botës dhe shqiptarëve se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.

Lapaj ka pasur, ka dhe do ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë. Dhe jo vetëm Lapaj, por cilido qytetar shqiptar që proteston kundër kësaj qeverie, ka dhe do ketë mbështetjen time. Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Përndryshe, kuptohet, kryetari i një partie ka projektin e tij. Unë këtë nuk mund të them. Por ftesa është e hapur.”, tha Berisha.

Berisha përsëriti qëndrimin se kryeministri po i bëhet pengesë drejtësisë për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut, e pandehur nga SPAK.

Edi Rama, në mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë, i tmerruar, pezulloi punimet e këshillit të mandateve, pezulloi papritmas punimet, nuk caktoi datë tjetër për t’u mbledhur këshilli, dhe deklaroi se ajo çështje kalon kur të dojë ai, pas vendimit të gjykatës që i dha licencën për të vjedhur Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, i dha licencën për të kërcënuar dëshmitarët, për të falsifikuar dhe manipuluar dokumentet”, tha Berisha.

Pavarësisht bojkotit ndaj 2 komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, Berisha tha se PD nuk do të bojkotojë parlamentin.

“Ne nuk bojkotojmë parlamentin, luftën do ta bëjmë në parlament me të gjithë fuqinë tonë. Nuk marrim pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën, por parliamentin nuk e bojkotojmë”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Frikë nga reagimi i ambasadave të huaja?/ Berisha: Nuk marrim pjesë në komisione por parlamentin nuk e bojkotojmë

 

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë parlamentin por nuk do të marrë pjesë në asnjë komision për reformat.  Ai  komentoi edhe mbi një drojë të mundshme të opozitës nga reagimi i ambasadave të huaja në rastin e një eskalimi të situatës në kuvend.

"Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës. Më pas, Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parliamentin, bllokoi heqjen e imunitetit duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e kuvendit.Ne nuk bojkotojmë parlamentin, luftën do ta bëjmë në parlament me të gjithë fuqinë tonë. Nuk marrim pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën, por parliamentin nuk e bojkotojmë. Do të zhvillojmë luftë dhe betejë aty, sikundëer në shesh, greva, demonstrate në të gjitha format. Nata dhe dita, toka dhe qielli janë tonat. Opozita është e vendosur, e betuar, të përmbushë misionin e saj,” tha Berisha duke u kërkuar mediave ta përcjellin protestën me 'dashuri dhe simpati'