Frikë nga shitja e komisionerëve 
partitë nuk dorëzojnë emrat
6 qarqet problematike ku nxehen partitë

Frikë nga shitja e komisionerëve <br />partitë nuk dorëzojnë emrat<br />6 qarqet problematike ku nxehen partitë
Një ditë përpara zgjedhjeve, partitë politike nuk ka plotësuar vendet e tyre në qendrat e votimit me komisionerë, duke rrezikuar që të bllokojnë nisjen normale të votimit ditën e nesërme.

Pas alarmit disa ditor të KQZ-së, Shqiptarja.com u interesua pranë përfaqësuesve politikë të disa KZAZ-ve në gjashtë qarqet më të nxehta ku mungojnë komisionerët dhe mësoi se, partitë, nga frika se mos komisionerët do të shiten apo blihen nga kundërshtarët politikë, emrat do të mbahen surprizë deri ditën e fundit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, si në opozitë ashtu edhe në mazhorancë, se përfaqësuesit e partive do të ndryshojnë edhe në ato zona ku janë emëruar tashmë. Kodi Zgjedhor nuk ka ndonjë pengesë për moslejimin e zëvendësimit të komisionerëve, duke ju lënë dorë të lirë partive të ndryshojnë emrat në çdo moment, të sjellin individë të patrajtuar, e mbi të gjitha të ndikojnë si të duan procesin zgjedhor, të cilin edhe mund ta ngadalësojnë përmes të tilla manovrave.

LSI dhe PDIU thuajse janë të përfaqësuar në të gjithë vendin, teksa në Fier, Elbasan, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër, që “përleshja” elektorale është më e fortë, edhe PS dhe PD nuk kanë depozituar emra. Thuajse në të gjitha KZAZ-të problematike, është e dukshme mungesa e komisionerëve nga ana Partisë Republikane.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2015, Partia Republikane, në mungesë të njerëzve në të gjithë Shqipërinë u bë arsye që votimi të fillonte me vonesë në disa zona. Edhe dje, KQZ ka ngritur alarmin për këtë situatë, përmes një deklarate të zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

“Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit.  Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.  Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”- tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së. Konkretisht: në qarkun Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve në KZAZ numër 2 PS,PD,PR. Në KZAZ PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Në KZAZ 4 mungojnë emrat e PD dhe PS. Në KZAZ 5 PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Në Qarkun Lezhë, nuk ka emëruar anëtarët e KQV-ve në KZAZ 12 dhe 13 Partia Republikane.

Në Qarkun Elbasan, në KZAZ 47-48-50- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionarët, ndërsa në KZAZ 49 mungojnë komisionerët e PD.

Në qarkun Durrës, KZAZ 21 mungojnë përfaqësuesit e PD, LSI, PS, PR, ndërsa në KZAZ 22, 23, 24 PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Në qarkun Fier, pranë KZAZ 56 mungojnë emrat e PD dhe PR.

Qarku Korçë  ka probleme vetëm në KZAZ 67, ku PD, PS, dhe PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengesë për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionarë të QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve. 
 
Zonat ku mungojnë komisionerët
1- Qarku Shkodër
KZAZ 2     Mungojnë emrat e PS,PD dhe PR
KZAZ 3     Mungojnë emrat e PR
KZAZ 4     Mungojnë emrat e PD dhe PS
KZAZ 5     Mungojnë emrat e  PD, PS dhe PR

2- Qarku Lezhë
KZAZ 12    Mungojnë emrat e PR
KZAZ 13    Mungojnë emrat e PR

3- Qarku Elbasan
KZAZ 47-48-50 Mungojnë emrat e PD, LSI, PS dhe PR
KZAZ 49    Mungojnë emrat e PD

4- Qarku Durrës
KZAZ 21    Mungojnë emrat e PD, LSI, PS dhe PR
KZAZ 22, 23, 24 Mungojnë emrat e PR

5- Qarku Fier
KZAZ 56    Mungojnë emrat e PD, PR,

6- Qarku Korçë
KZAZ 67    Mungojnë emrat e PD, PS, PR    

Kreu i KQZ apel partive 2 ditë para zgjedhjeve: Sillni komisionerët
Ndonëse kanë mbetur dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, partitë politike ende vijojnë të vështirësojnë e madje të zvarrisin punën e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Thirrja për subjeketet politike vjen nga kreu i KQZ-së,  Klement Zguri, cili tha gjatë një interviste për REPORT TV, se partitë politike janë në kapërcim të afateve ligjore për dorëzimin e propozimeve për komisionerët e niveleve të dyta e të treta, dhe po e bëjnë të vështirë administrimin e procesit.

“Në disa KZAZ mungon akoma vendimmarrja për të krijuar komisionet e qendrave të votimit, për arsyen e vetme se partitë politike, të cilat kanë të drejtën dhe detyrimin për të bërë propozimet përkatëse, nuk e kanë kryer detyrimin në shkelje flagrante të ligjit, duke na vënë në vështirësi edhe në si Komision Qendrorë i Zgjedhjeve, pasi për të administruar një proces zgjedhorë të ndershëm dhe brenda kërkesave të ligjit në mënyrë absolute, duhet që e gjithë administrat zgjedhore, dhe këtu  kam parasysh nivelet e komisioneve të dyta e të treta, por edhe grupet e numërimit duhet të jenë të trajnuar”, tha Zguri.

Kreu i KQZ-së, thotë se kjo situatë e përsëritur në proceset zgjedhore, vjen për shkak të mungesës së besimit nga subjeketet politike tek komisionerët e tyre, të cilët rëndom ndodh që të shiten apo blihen nga partitë kundërshtare.

Zguri kërkon që fryma që është në KQZ të përcillet edhe në nivelet e dyta e të treta të komisioneve të amdinistrimit të zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet pararendëse partitë politike gjithmonë tentojnë për ta shtyrë në kufijtë maksimal dërgimin e komisionerëve, nga ajo që unë kuptoj ka të bëje me mungesën e besimit që kanë tek njëri tjetri pasi druhen se forcat kundërshtare mund të blenë komisionerët përkatës”, tha Zguri. 

Duke shfrytëzuar këtë intervistë për REPORT TV, kreu Zguri ka një apel për qytetarët shqiptarët, të cilët i ftoi që ta shohin këtë ditë si momentin e vendimmarrjes së tyre.

“Është data kur ata përmes votës së tyre të mund të realizojnë dëshirat e tyre duke reflektuar pritshmëritë që ata kanë në subjekte përkatëse. Duhet që pasivisht të marrin pjesë në zgjedhje dhe unë uroj shumë që ky proces të bëhet në mënyrë sa më të qetë dhe dinjitoze”, u shpreh Zguri.

Më herët në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ tha se ndonëse vetëm dy ditë para zgjedhjeve, partitë politike nuk kanë bërë propozimet e tyre për komisionerë në 16 KZAZ. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë