Frikë nga shkarkimi? Lulzim Basha fshin kundërshtarët nga Këshilli Kombëtar, emrat e hequr nga Nishani tek Berisha! 20 ‘armiqtë’ që figurojnë ende në listë

Frikë nga shkarkimi? Lulzim Basha fshin kundërshtarët nga Këshilli Kombëtar, emrat e hequr nga Nishani tek Berisha! 20 ‘armiqtë’ që figurojnë ende në listë

Lulzim Basha në një mbledhje të Këshillit Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur të marrë masa, për t’i paraprirë një mocioni të mundshëm mosbesimi në Këshillin Kombëtar të partisë, iniciuar nga grupi i ri kundërshtar pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Shumica e deputetëve që u zgjodhën nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021, sot kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Në kushtet kur Basha duket se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen, rruga e vetme e kundërshtarëve është shkarkimi i tij përmes një mocioni mosbesimi në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Dhe duke parashikuar një rrezik të tillë, Lulzim Basha ka fshirë emrat e disa prej kundërshtarëve nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, me sa duket për të siguruar sërish shumicën. Kështu janë fshirë në heshtje nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Bujar Nishani në cilësinë e ish presidentit dhe Jozefina Topalli në cilësinë e ish kryetares së Kuvendit. Nuk figuron më emri i Sali Berishës pas përjashtimit të tij nga partia. Janë hequr gjithashtu nga lista ish kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, si dhe deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, dhe Albana Vokshi.

Ndërkaq, figurojnë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, katër deputetë që i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Ata janë Luçiano Boçi, Sorina Koti, Bujar Leskaj dhe Isuf Çela. Ndoshta Basha ka ende shpresë për kthimin e tyre. Çuditërisht, pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së figuron edhe kryebashkiaku i ri Shkodrës, Bardh Spahiu, i propozuar nga Berisha. Nuk është hequr nga lista dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi si dhe kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Durrësin, Ardian Muka.

Edhe pse i janë bashkuar lëvizjes së Berishës nuk janë hequr nga lista Agron Kuliçaj, Voltana Ademi, Bledi Kasmi, Arbjola Halimi, Albina Deda, Glauk Olldashi, Julian Deda, Laura Vorpsi etj. Ndërkaq, figuron pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, grupi i ri kundërshtar, i cili ka kërkuar Bashës dorëheqjen. Ata janë Grida Duma, Xhelal Mziu, Ilda Dhori, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Ramadan Lika, Ramadan Lika, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj, Selaudin Jakupllari etj.

Emrat e hequr nga lista e Këshillit Kombëtar të PD-së

Bujar Nishani

Sali Berisha

Jozefina Topalli

Edi Paloka

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Edmond Spaho

Tritan Shehu

Luan Baçi

Oerd Bylykbashi

Belind Këllici

Agron Shehaj

Albana Vokshi.

‘Armiqtë’ që figurojnë ende pjesë në Këshillin Kombëtar

Jamarbër Malltezi

Agron Kuliçaj

Fatbardh Kadilli

Luçiano Boçi

Sorina Koti

Bujar Leskaj

Isuf Çela

Bardh Spahia

Ardian Muka

Aleksandër Biberaj

Suzana Guxholli

Voltana Ademi

Arbjola Halimi

Albina Deda

Bledi Kasmi

Eduard Selami

Gazmend Oketa

Glauk Olldashi

Julian Deda

Laura Vorpsi

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vshej: 14/03/2022 19:14

    Luli te ndryshoje mbiemrin dhe ta beje Lulzim Berishisti.

    Përgjigju
  • Loni: 14/03/2022 17:06

    Depuetet i iken Lul Braves, sepse u premtoi se do ti bente ministra. Do ti bente ministra sepse u kish thene qe Rama do behet president dhe qeverine do ja leri Lulit. Tani mban peng ca kryetare dhe sekretare partish neper rrethe te emeruar ose komanduar, sepse u ka marre ato.. dhe u ka thene qe do jene ne lista te sigurta per deputet. Edhe pak dhe ata do e lene

    Përgjigju
  • the doors: 14/03/2022 16:18

    kte e ka shkarku kongresi si dhe antaresia me vote, pertej kesaj pergjigjen e ka marre dhe ne shifra zgjedhjet e fundit kshu qe kot i ka keto pehlivanlliqe ky dhe ai qe e mban peng

    Përgjigju
  • adi: 14/03/2022 16:15

    sesht normal, esht shum i kapur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit