Frikë nga sulmet, Rusia gati
për luftë me Perëndimin 

Frikë nga sulmet, Rusia gati<br />për luftë me Perëndimin 
Pas lajmit se Vladimir Putin anulon vizitën në Paris, shtohen zërat e përplasjes me Perëndimin. Kremlini fton popullsinë që të përgatitet kundra Perëndimit. Një lagje në Moskë ka filluar përgatitjen duke u kërkuar banorëve fonde për të ndërtuar një strehë të re anti-atomike.  

Madje sipas mediave ndërkombëtare javën e shkuar në shkolla dhe zyra të vendit ka patur ushtrime të veçanta sesi të mbrohesh në rastet e sulmeve. Po sipas mediave të huaja, Putin ka urdhëruar kthimin në atdhe të të gjithë rusëve që jetojnë jashtë vendit. 

Guvernatori i Shën Petërburgut, Poltavchenko urdhëroi këtë të hënë që të mblidheshin rezerva gruri. Autoritetet duhet të jenë në gjendje t’i sigurojë çdo banori 300 gram bukë për 20 ditë. Nëpër rrugër e lagjes Kizminki flitet për rritjen e një agresioni bërthamor nga ana e SHBA dhe vende të tjera.

Psikoza e një konflikti të mundshëm me Perëndimin mesa duket është marrë seriozisht nga Rusia. Edhe anulimi i vizitës së Putin në Francë mesa duket shton tensionet, pasi Parisi, SHBA dhe Kombet e Bashkuara  duan të ngrenë akuza për krime kundër njerëzimit për situatën në Siri. Por edhe kancelarja Merkel paralajmëroi për sanksione kundra Kremlinit  i cili vijon bombardimet në Aleppo.

Por i ashpër ishte dhe reagimi i ministrit të jashtëm britanik Johnson i cili kërkoi që njerëzit të dalin e të protestojnë para ambasadave ruse në nëpër botë.  E gjithë kjo situatë e mbushur vetëm me kritika mesa duket cdo ditë e më shumë shton tensionet me Moskën e cila  sërish është vetëm e ndërsa përpjekjet për t'u afruar me Europën po dështojnë.

Putin: Të shqetësuar për marrëdhëniet me SHBA
“Rusia është e shqetësuar për raportet me SHBA, por nuk është zgjedhja jonë”, kështu u shpreh Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se dialogu me Amerikën praktikisht nuk ekziston. E sa i përket akuzave të Washingtonit për ndërhyrjet e hakerave ruse në zgjedhjet presidenciale, kreu i Kremlinit tha se këto deklarata janë krijuar për të krijuar një histeri dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik.Duke folur pak para forumit ekonomik në Rusi, Putin tha se SHBA duhet të sillet si një partner i cili di të respektojë interesat e Rusisë. Sa i përket sulmeve në Alepo  ai u justifikua duke thënë se nuk është Rusia përgjegjëse për bombardimet dhe se perëndimi e akuzon Moskën për të gjitha krimet në botë.
 
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011