Vaksinimi ndaj COVID-19 është arma kryesore në luftën me këtë virus, por jo pak vende po përballen me hezitimin e qytetarëve për tu vaksinuar.
Kreu i OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub është i mendimit se vendi ynë është në rrugën e duhur për mbulesën vaksinale por duhet shtuar komunikimi me personat që ende nuk e kanë bërë vaksinën anti-covid.
“Jemi në rrugën e duhur për të rritur mbulesën e vaksinimit, po bëhet një punë shumë e mirë dhe falë punës së njësive të lëvizshme të vaksinimit të cilat po shkojnë në zonat më të largëta dhe zonat rurale që e kanë të pamundur për të vajtur në pikat e vaksinimit. Gjithashtu duhet të shtojmë përpjekjet tona për të shtuar komunikimin sidomos pranë atyre personave të cilët hezitojnë të bëjnë vaksinën”, tha kreu i OBSH në Shqipëri.
Një ndër vaksinat që është përdorur në vendin tonë është dhe ajo kineze Sinovac që sipas kreut të OBSH ka ofruar një mbrojtje të mirë të popullatës.
“Vaksina Sinovac po ofron një mbrojtje shume të mirë për popullatën kështu që është një vaksinë e mirë dhe e efektshme por çështja qëndron nëse vende të caktuara e pranojnë apo e njohin vaksinën Sinovac. Ne duhet të presim të shohim çfarë vendimi do të marrin vendet e tjera për njohjen e vaksinës. Vaksina Sinovac sikurse thash është një vaksinë e sigurt dhe e efektshme dhe ka qenë në listën e vaksinave urgjente e miratuar prej OBSH” tha Rockenschaub.
Nga ana tjetër edhe në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera nuk ka pasur shifra të sakta të raportimeve të rasteve me COVID si dhe të fataliteteve. Një ndër arsyet ka të bëjë me mjekimin në shtëpi pa u paraqitur te mjeku.
“Patjetër që nuk është vetëm për Shqipërinë problem po për shumë vende që kanë patur një nën raportim të rasteve me COVID dhe rasteve të vdekjeve dhe kjo për arsyen sepse persona të cilët kane qenë të infektuar nuk kanë shkuar të vizitohen pranë mjekut të familjes apo mjekut specialist, kanë qëndruar në shtëpi dhe këto kanë mbetur raste të humbura. Sa i përket statistikave për vdekjet Instituti statistikave ka raportuar një normë të lartë të vdekshmërisë për vitin 2020 pikërisht prej COVID. Megjithatë duhen studime më të thelluara për të identifikuar pikërisht këto vdekje të shkaktuara prej pandemisë”, tha kreu i OBSH në Shqipëri
Kreu i OBSH në Shqipëri, Gerard Rockenschaub u shpreh se i rëndësishëm është edhe vaksinimi i të rinjve pasi dhe kjo grupmoshë ka pasur raste të shtrimeve në spital dhe në terapi intensive.
Duhen statistika per zonat , gjendjen sociale dhe kulturore nga vijne numerat rastet e renda dhe shtrimet nga infektimet ! Kam besimin qe informacionin qe besojne e marin nga “mitingjet” ;)
Përgjigju