Frikë nga variantet e reja të COVID-19 në Evropën Qendrore, merren masa shtesë

Frikë nga variantet e reja të COVID-19 në Evropën Qendrore, merren masa shtesë

Vendet e Evropës Qendrore kanë paralajmëruar për një rritje të rasteve të COVID-19 për shkak të zbulimit të varianteve të reja. Rajoni u godit më rëndë në valën e dytë të infeksionit. Të premten u njoftuan kufizime të reja në Pragë, ndërsa numri i pacientëve COVID-19 në Sllovaki ka arritur një rekord të ri. Qeveria çeke shtrëngoi masat të premten pas një rritjeje të përhapjes së variantit britanik. Një rihapje e planifikuar e dyqaneve jo shumë të domosdoshme është shtyrë për javën e ardhshme, ndërsa tanimë në shumicën e vendeve publike këshillohet përdorimi i maskave të veçanta ose 2 maskave kirurgjikale. Disa spitale në Çeki kanë qenë në një situatë kritike dhe u duhet të transportojnë pacientë COVID-19 në klinika të tjera në të gjithë vendin, ndërkohë që në fundjavë mund të diskutohet nëse do të ketë një bllokim të plotë.

Në Hungari, ku një rënie e qëndrueshme e infeksioneve të përditshme dhe vdekjeve nga dhjetori ndryshoi rrjedhën në fillim të këtij muaji, në vend janë marrë masa të shumta si shtetrrethim gjatë natës, tubimet publike janë të ndaluara, eventet familjare janë të kufizuara në 10 persona dhe maskat  janë të detyrueshme në vendet publike.

Ndërkohë që edhe Polonia  sipas ministrit të shëndetësisë po hyn përsëri në një situatë krize. Pasi në vend janë zbuluar rastet e para të variantit të Afrikës së Jugut dhe 10 përqind e të gjitha rasteve janë të variantit britanik. Këtë javë, Sllovakia u bë vendi me më shumë vdekje nga COVID-19 për nga madhësia e popullsisë në botë mes një rritjeje të variantit britanik. Në javën që përfundoi më 7 shkurt, niveli i incidencës shtatë-ditore të vendit qëndroi në 519 raste për 100,000 banorë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash