Frikë për familjen Icardi, sulmohet me gurë makina me të cilën udhëtonte Wanda dhe fëmijët

Frikë për familjen Icardi, sulmohet me gurë makina me të cilën udhëtonte Wanda dhe fëmijët

Mauro Icardi dhe bashkeshortja e tij

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Como të Italisë me protagonist bashkëshorten e sulmuesit të Interit Mauro Icardi. Makina me të cilën udhëtonte është sulmuar me gurë nga persona të cilët ende nuk janë të identifikuar.

Ngjarjen e bën më të rëndë fakti se në makinë ishin edhe fëmijët e çiftit, por sipas mediave italiane fatmirësisht asnjëri prej tyre, duke përfshirë edhe Wanda-n, nuk është lënduar.

Ky incident vjen pas disa ditëve tension në shtëpinë  e zikaltërve. Shkak është bërë heqja e shiritit të kapitenit nga Mauro Icardi duke ia kaluar Samir Handanovic. Kjo ka sjellë edhe prishjen e marrëdhënieve mes tifozëve të Interit dhe Icardi-t. Gjithsesi për situatën e agravuar tifozët më së shumti fajësojnë Wanda-n, e cila është edhe agjentja e Icardi-t.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali