'Frikë për ndërhyrje nga jashtë', Lukashenko urdhëron ushtrinë për “masa më të ashpra” në kufijtë e Bjellorusisë

 'Frikë për ndërhyrje nga jashtë', Lukashenko urdhëron ushtrinë për “masa më të ashpra” në kufijtë e Bjellorusisë

Aleksandër Lukashenko

Paraqitja e Lukashenkos sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Gjithçka është e qartë”, citohet të ketë thënë Lukashenka për median shtetërore Belta.

“Siç e kemi pritur, gjithçka po shkon sipas planit për një revolucion me ngjyra që dëshiron të nxisë situatë në politikën tonë të brendshme”.

Protesta masive po zhvillohen në mbarë Bjellorusinë pas rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, ku kritikët thonë se ka pasur manipulime.

Mijëra njerëz janë arrestuar dhe ka raportime për torturim të protestuesve. Kandidatja në zgjedhjet presidenciale, nga opozita, Svyatlana Tsikhanouskaya dhe qindra mijëra protestues janë zotuar se nuk do të pranojnë që Lukashenka të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Lukashenka udhëheqë me Bjellorusinë qe 26 vjet. Ai ka akuzuar shtetet e huaja se janë përzier në punët e brendshme të vendit të tij.

Agjencia Belta ka raportuar se ministri i Mbrojtjes, Viktar Khernin dhe Komanda Operacionale Perëndimore janë duke “adoptuar masa më të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”.

“Ne e shohim që trupat e NATO-s po afrohen në kufijtë tanë me Poloninë dhe Lituaninë”, citohet të ketë thënë Lukashenko, por nuk dha dëshmi për këto pretendime.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk njeh rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, për shkak të parregullsive. Në këto zgjedhje, Lukashenka u tha se fitoi mbi 80 për qind të votave./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së