Frikë për Andrea Kimi Antonellin. Makina me të cilën udhëtonte piloti italian i Mercedesit në Formula 1, u përplas me një mur mbajtës të vendosur përgjatë autostradës së San Marinos, në Kështjellën Serravalle. Policia po heton shkakun dhe detajet e aksidentit.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Të gjithë pasagjerët dolën nga automjeti pa lëndime. Megjithatë, Antonelli pritet në Bahrein për seancën e parë të provës (e planifikuar për 11-13 shkurt 2026, në qarkun Sakhir) përpara fillimit të sezonit të ri në Formula 1.
Makina, një Mercedes-Amg GT 63 Pro 4Matic+ Motorsport Collectors Edition, ishte marrë vetëm pak ditë më parë nga piloti. Nuk është e qartë se kush ishte në timon dhe drejtonte këtë super makinë në momentin e përplasjes.

Mercedes-AMG GT 63 Pro 4Matic pas përplasjes
Komente






